Dy persona janë arrestuar në Shqipëri dhe janë ekstraduar në Kosovë, të kërkuar përmes INTERPOL-it, me letër rreshtimi të lëshuar nga institucionet e Kosovës.
Të ekstraduari ishin të përfshirë në veprat penale kultivim i “lëndëve narkotike’ dhe ‘vjedhje e rëndë’.
“Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre shqiptare, ndërsa pas ekstradimit të dyshuarit iu dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë së rajonit të Pejës, përkatësisht atij të Prizrenit”, thuhet nga Policia e Kosovës.









