TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

8 Marsi në sytë e qytetarëve, mesazhe respekti, dashurie e vlerësimi për gratë

by tëvë1
1 ditë ago
1
A A
8 Marsi në sytë e qytetarëve, mesazhe respekti, dashurie e vlerësimi për gratë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit, disa qytetarë kanë ndarë mendimet dhe mesazhet e tyre lidhur me rëndësinë e kësaj dite dhe rolin që gruaja ka në familje dhe në shoqëri. Ata theksuan nevojën për më shumë respekt, vlerësim dhe mirënjohje për kontributin dhe sakrificat që gratë bëjnë çdo ditë, raporton KosovaPress.

Njëra nga qytetaret, Erisa Azemi, tha se kjo ditë duhet të jetë një moment reflektimi për të gjithë, në mënyrë që të vlerësohet më shumë roli dhe përkushtimi i gruas.
8 Marsi, dita kur gruaja duhet të vlerësohet më shumë se kurrë.

“Për mua 8 Marsi është dita e gruas ku sot, ma shumë se çdo ditë, duhet me u vlerësua gruaja, sakrificat që i bëjmë na edhe krejt dashninë që e japim”, shprehet Azemi.
Ajo tregoi se në këtë ditë kishte marrë lule nga shoqja e saj, me të cilën tha se kanë një miqësi prej 11 vitesh. Sipas saj, në raste simbolike si 8 Marsi, ato shpesh shkëmbejnë dhurata me njëra-tjetrën, ndërsa lulet janë ndër dhuratat më të zakonshme.

Ndërkohë, qytetarja Naime Makolli foli për forcën dhe përpjekjet e grave ndër vite, duke theksuar rrugën e gjatë që ato kanë bërë për të arritur deri këtu.
“8 Marsi simbolizon forcën e gruas që kemi ne, edhe që jemi mundua tërë jetën me mbërri deri këtu ku jemi sot, edhe ishalla vetëm përpara”, tha Makolli.
Në këtë ditë simbolike, edhe qytetarë burra përcollën mesazhe urimi dhe vlerësimi për gratë. Ilaz Selmani uroi shëndet dhe mirëqenie për të gjitha nënat dhe familjet.
“Ju dëshirojë çdo të mirë shëndet, familjet të jenë mirë, dhe urime për të gjitha nënat”, tha Selmani.

Ai tregoi gjithashtu se për të shënuar këtë ditë kishte blerë lule për dy vajzat e tij.

Ndërkaq, qytetari Zeqir Buzuku theksoi rëndësinë e respektit ndaj grave dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në familje dhe shoqëri. Ai shtoi edhe një mesazh për respektin që duhet të kenë burrat ndaj grave në çdo moment.

“Te gjitha gratë të jenë të lumtura e të kemi edhe ne meshkujt respekt për to shumë, së pari për nënat, për gratë, për vajzat, për të gjitha femrat”, tha Buzuku.
Ndër të tjerash ai tregoi se kishte 57 vite që ishte i martuar dhe sipas tij, një nga elementet kryesore për një jetë të lumtur familjare është bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes bashkëshortëve.

Sekreti i një martese të lumtur, sipas një qytetari.

“Sekreti është me gjet bashkëpunim me gruan çdo sen është mirë në konsultim me gruan nëse ka bashkëpunim edhe që kë mirëkuptim, gruaja për ty dhe ti për gruan atëher vazhdon me pas jetë të lumtur bashkëshortore”, tha Buzuku.

Mesazhet e qytetarëve tregojnë se 8 Marsi vazhdon të shihet jo vetëm si një ditë feste, por edhe si një moment reflektimi për të vlerësuar sakrificat, përkushtimin dhe rolin e rëndësishëm që gratë kanë në familje, në komunitet dhe në shoqëri në përgjithësi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës ndalon kamion me dru të paligjshëm në Podujevë

Policia e Kosovës ndalon kamion me dru të paligjshëm në Podujevë

Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit

Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit

Komandanti i KFOR-it takon zyrtaren e NATO-s, riafirmohet përkushtimi për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon zyrtaren e NATO-s, riafirmohet përkushtimi për sigurinë në Kosovë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Policia e Kosovës ndalon kamion me dru të paligjshëm në Podujevë

Policia e Kosovës ndalon kamion me dru të paligjshëm në Podujevë

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë

KB Prishtina heq dorë nga Liga ENBL

KB Prishtina heq dorë nga Liga ENBL

Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit

Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit

Komandanti i KFOR-it takon zyrtaren e NATO-s, riafirmohet përkushtimi për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon zyrtaren e NATO-s, riafirmohet përkushtimi për sigurinë në Kosovë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykimi ndaj Kostiq e Miloviq, prokurorja: U kryen vrasje, djegie të kufomave e kërkoheshin përkrahësit e UÇK-së

Gjykimi ndaj Kostiq e Miloviq, prokurorja: U kryen vrasje, djegie të kufomave e kërkoheshin përkrahësit e UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën