TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arrestohet një person për vrasje në tentativë në Mitrovicë të veriut, policia sekuestron armë dhe drogë

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Arrestohet një person për vrasje në tentativë në Mitrovicë të veriut, policia sekuestron armë dhe drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për veprën penale “vrasje në tentativë” i cili dyshohet se u përfshi në një sulmi që ka ndodhur në rrugën “Anri Dinan” në Mitrovicë të Veriut.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kishte rrahur fillimisht viktimën dhe më pas kishte therur me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Sipas raportimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Anri Dinan”. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale në lidhje me një qiradhënie. Më pas, sipas dyshimeve, tre persona kanë dalë nga një veturë me targa të huaja, fillimisht e kanë rrahur viktimën dhe më pas njëri nga të dyshuarit e ka therur me një mjet të mprehtë (dyshohet thikë) katër herë në këmbën e majtë dhe një herë në stomak, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit është gjetur një mjet i mprehtë thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Po ashtu, policia ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe substance narkotike.

Gjithashtu, pas veprimeve policore është arritur të identifikohet edhe vendndodhja e njërit nga personat e dyshuar. Policia ka shkuar në atë lokacion, ku ka hasur në personin e dyshuar dhe ka bërë arrestimin e tij. I dyshuari ka tentuar të largohet, por është arritur të arrestohet. Arrestimi i tij është bërë në adresën e banimit të familjarëve të tij në qytetin e Mitrovicës së Veriut.Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur edhe mjetin e mprehtë (thikën) që dyshohet se është përdorur në rast. Po ashtu, policia ka gjetur edhe armë dhe substanca narkotike si në vijim një (1) armë e gjatë AK-47, 34 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një (1) karikator me 29 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një (1) kuti me 15 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një (1) granatë dore M-75,  një (1) antiplumb, dy (2) shok-bomba, një (1) flakadan, dy (2) thika”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se në këtë rast dyshohet se janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, të cilët për momentin nuk janë hasur dhe janë në arrati./teve1.info/

Tags: ArrestimeMitrovice te veriutPolicia e KosovessekuestrimeTeve1Vrasje ne tentative
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gruda: Shpërndarja e Kuvendit, pasojë kushtetuese e dështimit për zgjedhjen e presidentit

Gruda: Shpërndarja e Kuvendit, pasojë kushtetuese e dështimit për zgjedhjen e presidentit

Tahiri: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize të re institucionale

Tahiri: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize të re institucionale

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

Arrestohet një i dyshuar për trafikim droge në Fushë-Kosovë

Fraza të paharrueshme që kemi dëgjuar nga mësuesit tanë

Fraza të paharrueshme që kemi dëgjuar nga mësuesit tanë

SBASHK ia dorëzon të hënën Konjufcës nënshkrimet për Projektligjin për skemat pensionale

SBAShK uron 7 Marsin: Vlerësim për kontributin e mësuesve në arsim dhe edukim

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza uron Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën