TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hasani për dekretin e Osmanit: Fund e krye jokushtetues

by Tëvë1
2 muaj ago
12
A A
Hasani për dekretin e Osmanit: Fund e krye jokushtetues

Dekreti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit është jokushtetues, vlerëson ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani.

Sipas tij, Osmani nuk ka të drejtë ta shpërndajë Kuvendin, i cili nga sot ka 60 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit.

Ai shpjegon se, vetëm në rast se dështon brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet me automatizëm dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Hasani  për Radio Evropa e Lirë thekson se konsultimet e partive politike me presidenten për çështjen e caktimit të datës së zgjedhjeve, janë “fiktive dhe jokushtetuese”, si dhe kanë për qëllim “të përligjin rrënimin e rendit kushtetues, për shkak të uzurpimit të kompetencave nga ana e zonjës Osmani”.

“Kjo që ka bërë zonja Osmani, është përpjekje për ndryshim të formës së pushtetit shtetëror dhe shndërrim të sistemit kushtetues nga parlamentar në sistem presidencial. Në sistemet presidenciale dhe gjysmëpresidenciale, presidenti ka të drejtë ta shpërndajë parlamentin. Ndërkaq, në sistemet parlamentare, siç e ka Kosova, kjo nuk ndodh.

Parlamenti shpërndahet vetëm atëherë kur ka mocion mosbesimi, ose kur ai e shpërndan vetveten, si dhe kur nuk mund të formohen me rrugë kushtetuese organet qendrore të pushtetit, të cilat legjitimohen nga parlamenti”, tha Hasani.

I pyetur se çfarë ndikimi mund të ketë në proceset e mëtutjeshme, në rast se dekreti i presidentes Osmani kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, Hasani tha se nëse dekreti kontestohet në Gjykatë, ai anulohet.

“Nëse dekreti kontestohet në Gjykatë, sigurisht që anulohet, sepse është jokushtetues fund e krye.

Në këtë rast, presidentja Osmani i ka uzurpuar kompetencat e Kuvendit të Kosovës. Askush nga jashtë, asnjë organ nga jashtë nuk mund ta shpërndajë në mënyrë autonome Kuvendin e Kosovës, përveç vetë Kuvendi, në rast të dështimit të tij për të realizuar vullnetin e sovranit.

Pra, asnjë organ tjetër nga jashtë, as presidenti dhe as Qeveria, nuk mund ta shpërndajnë Kuvendin, sepse është natyra e sistemit parlamentar që nuk e lejon një gjë të tillë. Kuvendi nuk i përgjigjet as presidentit dhe as Qeverisë, por anasjelltas”, u shpreh Hasani.

Tags: dekretiEnver Hasaniish-kryetari i Gjykates KushtetueseTeve1vendi ne zgjedhjeVjosa Osmani
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

​Aksidenti mes motoçikletës dhe një veture në Prishtinë, një i lënduar

​Aksidenti mes motoçikletës dhe një veture në Prishtinë, një i lënduar

Krasniqi takon ambasadorin gjerman, diskutohet rëndësia e dialogut të hapur

Krasniqi takon ambasadorin gjerman, diskutohet rëndësia e dialogut të hapur

Kurti: Jemi mirënjohës për shërbimin e Kaidanow në Kosovë

Kurti: Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo speciale

​Aksidenti mes motoçikletës dhe një veture në Prishtinë, një i lënduar

​Aksidenti mes motoçikletës dhe një veture në Prishtinë, një i lënduar

Krasniqi takon ambasadorin gjerman, diskutohet rëndësia e dialogut të hapur

Krasniqi takon ambasadorin gjerman, diskutohet rëndësia e dialogut të hapur

Kurti: Jemi mirënjohës për shërbimin e Kaidanow në Kosovë

Kurti: Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo speciale

Arrestohet në Prishtinë një shtetas arab i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Sulmoi fizikisht dhe me mjet të fortë një person, arrestohet një person në Podujevë

​Luhatjet e çmimeve të naftës në botë, por jo në Kosovë

Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit të parë për vrasjen në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën