TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prokurori jashtë vendit, anulohet seanca ndaj kryetarit të Kllokotit

by Tëvë1
13 orë ago
0
A A
Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari për armëmbajtje pa leje

Në mungesë të prokurorit të rastit, Ilir Morina, është anuluar seanca në rastin ku Bozhidar Dejanoviq – kryetar i Kllokotit bashkë me mjekun Bekim Ademi akuzohen për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Anulimi i seancës u bë me kërkesë të prokurorit Morina pasi që i njëjti gjendet jashtë vendit.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga zyra e gjykatësit të rastit, Rrahman Beqiri.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, më 30 gusht 2021 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Bekim Ademi, në cilësinë e mjekut në Klinikën Kardiovaskulare, me dashje falsifikon dokumentin zyrtar- fletëlëshimin e datës 30 gusht 2021, me qëllim që t’i ndihmojë të pandehurit Bozhidar Dejanoviq- kryetar i Komunës së Kllokotit, që të shtyjë seancën gjyqësore të 31 gushtit 2021.

Gjithnjë sipas aktakuzës, thuhet se Ademi dhe Dejanoviq dakordohen në telefon, ku më 28 gusht 2021, Ademi në cilësinë e kujdestarit në Klinikë e pranon në Spital Dejanoviqin kinse për kontroll mjekësor, duke e vendosur në regjim shtrati, por se në të njëjtën ditë i pandehuri Dejanoviq pasi që të regjistrohet në repart largohet nga Spitali, kurse Ademi përpilon dokumentin zyrtar- fletëlëshimin dhe në të vendos të dhëna të pasakta kinse Dejanoviq ka qëndruar në regjim shtrati në Spital nga 28 deri më 30 gusht 2021.

Këtë fletëlëshim, Ademi thuhet se ia jep të akuzuarit Dejanoviq, e më pastaj ky i fundit ia dorëzon avokatit dhe krejt në fund avokati e dorëzon në gjykatë, duke kërkuar shtyrje të seancës. Propozimi i avokatit ishte aprovuar, duke u shtyrë seanca për datë tjetër.

Prandaj, për këto veprime Ademi po ngarkohet me veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” nga neni 427, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Në pikë e dytë të aktakuzës, thuhet se Dejanoviq më 30 gusht 2021 në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin Special, në cilësi të të pandehurit e vë në lajthitje kryetarin e trupit gjykues, duke e përdorur dokumentin e falsifikuar, me qëllim të arsyetimit të mungesës së tij në seancë dhe shtyrje të seancës.

Dejanoviq ngarkohet se më 30 gusht 2021 shkon në QKUK e merr fletlëshimin me të dhëna të falsifikuara sa i përket nënshkrimit dhe përmbajtjes, duke pretenduar se ishte i shtrirë në Spital nga 28 gushti 2021 e deri më 30 gusht 2021 dhe të njëjtin dokument ia dorëzon avokatit, ku avokati dokumentin e përcjellë pastaj në gjykatë në seancën e 31 gushtit 2021, duke e arsyetuar mungesën e të akuzuarit kinse kishte probleme shëndetësore.

Me këtë, Dejanoviq për këto veprime po ngarkohet me veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga neni 395, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Ndryshe, seanca në të cilën kishte munguar Dejanoviq ka të bëjë me gjykimin ku në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kllokotit, ishte dënuar me një vit burgim me kusht për veprën penale të cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve./BetimipërDrejtësi/

Tags: KllokotsencaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën