TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme

by Tëvë1
7 muaj ago
2
A A
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Në një konferencë për media, Osmani tha se vendimi erdhi pas dështimit të deputetëve të enjten mbrëma për të zgjedhur presidentin e vendit.

Sipas saj, fakti që Kuvendi nuk i ka shfrytëzuar ditët që kishte në dispozicion për ta përmbyllur procesin, nuk e ndryshon Kushtetutën.

“Fakti që Kuvendi ka zgjedhur të mos i shfrytëzojë ditët që i kishte në dispozicion, nuk e ndryshon Kushtetutën tonë. Asnjë kërkesë për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese nuk e pezullon automatikisht rrjedhjen e afatit kushtetues. Vetëm një vendim i Gjykatës do të mund ta bënte një gjë të tillë dhe një vendim i tillë nuk ekziston deri në këto momente. Kemi një situatë ku afati kushtetues tashmë ka përfunduar”, tha Osmani.

Ajo theksoi se situata aktuale është krijuar nga veprime të papërgjegjshme politike.

“Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme. Alternativa, pra zvarritjet, do të krijonin situata shumë më të rrezikshme: paqartësi kushtetuese, një proces të zvarritur pafund, siç e kemi parë edhe vitin e kaluar dhe një shtet që tenton ta relativizojë edhe vetë Kushtetutën e tij”, u shpreh presidentja.

Në fund, Osmani tha se vendimi për shpërndarjen e Kuvendit është një detyrim kushtetues dhe se fjala e fundit i takon qytetarëve.

“Shteti mbahet në këmbë nga një parim i vetëm: ligji dhe Kushtetuta mbi të gjithë. Sot po përmbush një detyrim të qartë kushtetues dhe po ua rikthej fjalën atyre që në demokraci e kanë fjalën e fundit – qytetarëve të Republikës”, përfundoi ajo.

Tags: kuvendipreisidnetjaTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Vritet një person në Gjilan

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

​Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Rreziqet e CHATGPT-së për fëmijët

Rreziqet e CHATGPT-së për fëmijët

Dëmet nga breshëri-fermerët në Istog presin kompensimet nga Qeveria

Dëmet nga breshëri-fermerët në Istog presin kompensimet nga Qeveria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën