Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur papërgjegjësi vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje për mos arritjen e një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.
PDK ka thënë se vendi po shkon drejt një krize të panevojshme institucionale.
“Zgjedhja e Presidentit nuk është garë për opozitën dhe nuk do të duhej të ishte as lojë politike për shumicën parlamentare. Numrat në Kuvendin e Kosovës janë të qartë dhe detyrimi kushtetues i shumicës parlamentare është të sigurojë funksionimin normal të institucioneve. Përkundër mandatave që ia kanë besuar qytetarët, Lëvizja Vetëvendosje ka treguar paaftësi për të qeverisur dhe papërgjegjshmëri, duke prodhuar kriza, polarizim dhe stagnim politik. Në vend të një qasjeje të përgjegjshme dhe shtetërore, shumica parlamentare ka vendosur të kandidojë një kandidat tërësisht partiak, pa koordinim me subjektet e tjera dhe pa mundësinë e arritjes së konsensusit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
PDK ka thënë se si parti ka vepruar me maturi dhe përgjegjësi politike.
“Ne kemi marrë pjesë në konsultime, kemi hequr vijat e kuqe për të krijuar hapësirë për një zgjidhje dhe kemi qenë të gatshëm të mbështesim një kandidat konsensual që garanton unitet dhe stabilitet institucional”, thuhet nga PDK.
LVV ka propozuar Glauk Konjucën për president. Nga kjo parti është thënë se përkundër përpjkejeve të tyre nuk është arritur një marrëveshje, duke thënë se partitë opozitare kanë refuzuar emrat e tyre për president dhe nuk ka propozuar.
Si kontribut për stabilitetin, pas mosarritjes së një kandidature konsensuale, si subjekti më i madh politik




