TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Etiketa “Kosova është Serbi” në ambasadën e Kosovës në Berlin, reagon MPJD

by tëvë1
2 orë ago
1
A A
MPJD nuk ka informacione zyrtare për arrestimin e Valdrin Sahitit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka njoftuar se  në ambientet e jashtme të Ambasadës së Kosovës në Berlin, janë vendosur etiketa fyese dhe me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe mbi pllakatin identifikues të objektit.

Mbishkrimet e vendosura përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi” dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.

“Menjëherë pas identifikimit të këtij akti, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar autoritetet kompetente gjermane. Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve”, thuhet nga MPJD.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thotë se dënon fuqishëm çdo akt vandalizmi, gjuhë urrejtjeje dhe çdo përpjekje për të cenuar përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të paqes, dialogut, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira ndërkombëtare, duke vazhduar të ushtrojë misionin e saj diplomatik në përputhje të plotë me parimet dhe standardet ndërkombëtare”, thuhet nga MPJD.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbrojtja e Thaçit kërkon detyrimin e dëshmitarit të përgjigjet, Gjykata e quan situatë të pazakontë

Mbrojtja e Thaçit kërkon detyrimin e dëshmitarit të përgjigjet, Gjykata e quan situatë të pazakontë

Osmani: Fola me Emirin e Katarit, Kosova mbështet të drejtën e tij për të mbrojtur sovranitetin

Osmani: Fola me Emirin e Katarit, Kosova mbështet të drejtën e tij për të mbrojtur sovranitetin

Haliti: VV s’mund të ketë të gjitha pushtetet, presidenti duhet zgjedhur me konsensus politik

Haliti: VV s’mund të ketë të gjitha pushtetet, presidenti duhet zgjedhur me konsensus politik

Prattipati takon ministrin Krasniqin, ambasada tregon çka u bisedua

Prattipati takon ministrin Krasniqin, ambasada tregon çka u bisedua

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën