TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Të gatshëm për evakuim të qytetarëve në rast të bllokadës ajrore

by tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Të gatshëm për evakuim të qytetarëve në rast të bllokadës ajrore

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka lëshuar njoftimin e radhës lidhur me evakuimin e mundshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës në rast të bllokadës së vazhdueshme të hapësirës ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në njoftim thuhet se ambasada është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e vendit pritës, me institucionet shtetërore në Kosovë, si dhe me Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad, për të shqyrtuar mundësinë më të shpejtë dhe më të sigurt për evakuimin e qytetarëve kosovarë.

Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ndodhen aktualisht në territorin e Emirateve – si vizitorë të bllokuar ashtu edhe rezidentë – dhe që ende nuk janë paraqitur, të kontaktojnë menjëherë përmes emailit [email protected] ose në numrin +971 54 709 2109 (Tel/WhatsApp).

Gjatë lajmërimit, qytetarët duhet të dërgojnë të dhënat personale sipas dokumentit të udhëtimit, si dhe të specifikojnë qytetin ku ndodhen dhe adresën e përkohshme (hotel apo vendbanim).

Sipas njoftimit, regjistrimi është i domosdoshëm në mënyrë që, në rast evakuimi, kërkesat e tyre të procedohen për pajisje me leje kalimi urgjente në kufirin e Mbretëria e Arabisë Saudite. Kjo procedurë realizohet nga Ambasada në Abu Dhabi në koordinim me ambasadën në Riad.

Në rast të krijimit të mundësisë për evakuim të organizuar emergjent, në koordinim me autoritetet e Emirateve dhe Arabisë Saudite, fluturimet pritet të realizohen nga aeroportet në Jeddah ose Riyadh, për çka qytetarët do të njoftohen me kohë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë

Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë

23 vjet nga vrasja e Tolajt dhe Haklajt, Gërvalla: Kosova ua ka borxh drejtësinë

23 vjet nga vrasja e Tolajt dhe Haklajt, Gërvalla: Kosova ua ka borxh drejtësinë

Nëntori kuqezi, pritje në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë

Nëntori kuqezi, pritje në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë

Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari

Qytetarët vendosin vetë mbishkrimin shqip në parkun “Oaza” të Butelit

KRK kërkon falje për mesazhet drejtuar familjarit të Arlinda Zekajt, shqyrton mundësinë e faljes së kredisë

Zhvillime të reja| Vrasja e Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj del para gjykatës, arrestohen edhe vjehrra dhe kunati

Qeveria dërgon një kontingjent të FSK-së në një operacion humanitar në Shqipëri

Plagosja e ushtarit në stërvitje e aksidentimi i një tjetri, cilat ishin incidentet brenda FSK-së?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën