Tre persona në Viti ka sulmuar një person zyrtar në një lokal.
Personi i sulmuar ka pranuar tretman mjekësor. Për kët rast një person është shoqëruar në polici, kurse dy të dyshuar të tjerë janë në kërkim nga policia.
“Është raportuar se tre persona të dyshuar, brenda një lokali kanë sulmuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Njëri nga tre të dyshuarit është shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim policor”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info/








