TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur

by tëvë1
2 orë ago
1
A A
Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur

Një delegacion i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur i Kosovës ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kroaci, ku zhvilloi takim me delegacionin kroat të Drejtorisë për të Burgosurit dhe të Zhdukurit nga Lufta Atdhetare në Kroaci, të kryesuar nga Ana Fiko, transmeton Andolu.

Delegacioni kosovar ishte i përbërë edhe nga përfaqësues të Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Siç njofton Komisioni Qeveritar i Kosovës, takimi u mbajt në Vukovar të Kroacisë dhe u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe përkushtimi të ndërsjellë, me fokus në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në procesin e kërkimit, gjetjes dhe identifikimit të personave të zhdukur nga lufta, si dhe në adresimin e sfidave të përbashkëta.

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara, theksoi simbolikën e Vukovarit si qytet i sakrificës dhe qëndresës gjatë Luftës Atdhetare, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në trajtimin e çështjes së personave të zhdukur me forcë.

Gjatë diskutimeve u prezantua metodologjia që Ministria e Veteranëve Kroatë aplikon në zbulimin e varrezave masive dhe individuale, përfshirë përdorimin e gjeoradarëve, qenve të trajnuar për kërkimin e kufomave, dronëve dhe pajisjeve të tjera bashkëkohore teknike.

Palët gjithashtu diskutuan mundësinë e bashkëpunimit konkret dhe të ofrimit të mbështetjes profesionale në hulumtimin e lokacioneve të mundshme. Po ashtu me theks të veçantë u potencua edhe dimensioni ligjor i procesit, në garantimin dhe respektimin e të drejtave të familjeve të personave të zhdukur.

Delegacioni kosovar realizoi gjithashtu një vizitë në lokacionin e varrezës masive “Petrovaçka Dola” në Vukovar, një nga lokacionet më komplekse dhe më afatgjata të hulumtuara nga autoritetet kroate, ku u prezantuan praktikat dhe përvojat konkrete në procesin e kërkimeve dhe identifikimeve.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e komisionit vizituan edhe disa qendra memoriale në Vukovar, dhe Ovçara ku u theksua edhe rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe e nderimit e respektimit të dinjitetit të viktimave.

Pala kosovare konsideroi se përvoja e Kroacisë përbën një model të rëndësishëm në hulumtimin, gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur.

Në përmbyllje të vizitës u diskutua mundësia e formalizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe domosdoshmëria e intensifikimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kurti e do Murat Jasharin për president

Kurti e do Murat Jasharin për president

Osmani: Kosova dhe Bosnja, si shtete sovrane, janë të përkushtuara për familjen euroatlantike

Java fillon me mot të mirë

Mot me diell gjatë javës

​Trump: SHBA shkatërroi nëntë anije luftarake të Iranit

​Trump: SHBA shkatërroi nëntë anije luftarake të Iranit

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosovës të hënën pritet t’i hiqen të gjitha masat nga BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën