TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MD synon që projektligjin për byronë ta miratojë për një muaj

Për rreth një muaj, Ministria e Drejtësisë synon që ta miratojë projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Sipas planit legjislativ, deri më 30 mars ky projektligj duhet të miratohet, por që sipas njohësve të drejtësisë kjo është vështirë e realizueshme.

by Florijeta Dernjani
4 muaj ago
1 0
A A

Njëra nga nismat më të rëndësishme Qeverisë Kurti III, është Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky projektligj që nisi nga Qeveria Kurti II, e u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, siç duket është prioritet edhe i qeverisë së re.

Për rreth një muaj, ajo synon ta miratojë këtë projektligj.

Ky projektligj, është përcaktuar që të përfundojë më 30 mars 2026.

Mirëpo, kjo po shihet si vështirë e realizueshme.

“Marrë për bazë se duhen të respektohen të gjitha procedurat e hartimit të këtij projektligji ose e propozimit të këtij projektligji, që përfshin shqyrtimin dhe miratimin në Qeveri, por që paraprakisht do duhej të kishte një proces të konsultimit dhe të trajtimit të këtij projektligji në tërësi nga ana e një grupi punues që duhet të formohet në këtë rast nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Besoj që procedurat nëse ndjeken sipas afatit dhe sipas rregullores së punës së Kuvendit dhe sipas ligjeve përkatëse, unë e shoh të pamundur që brenda këtij muaji të konsolidohet në tërësi ky draft”, thotw Vullnet Bugaqku nga KDI

Përpos Byrosë, Minisria e Drejtësisë ka planifikuar në bazë të agjendës legjislative edhe 22 projektligje të tjera, në kuadër të reformës në drejtësi.

Pjesa më e madhe e tyre, 14 janë paraparë për në muajt shtator – dhjetor të vitit 2026.

Ky plan kohor, vlerësohet se përmban rrezikun që të përsëriten situatat kur projektligjet votohen me procedura të përshpejtuara, për të përfunduar më pas në filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

“Meqë e kemi pasë një situatë nga legjislatura e kaluar që një pjesë e nismave kanë mbetur për pjesën e dytë dhe të fundit të vitit, dhe kanë kaluar me një procedurë të përshpejtuar dhe me mungesë debati të mirëfilltë në Kuvend, dhe kanë përfunduar në Gjykatë Kushtetuese si të pavlefshme, normalisht që rreziku do të ekzistojë edhe tash, kur ne e shohim se nga ky program legjislativ e kemi pjesën e konsiderueshme të nismave për pjesën e dytë të vitit’, shprehet Blerina Istrefi nga GLPS.

Pjesë e planit legjislativ për Ministrinë e Drejtësisë për periudhën 2026-2028, janë projektligjet që konsiderohen si kyçe për reforma në drejtësi, si projektligji për Këshillin Prokurorial; projektligji për Gjykatat; Projektligji për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, projektligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës; projektligji për Akademinë e Drejtësisë; projektligji për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak

Raportohet i zhdukur një person në Pejë

Babai nga Drenasi e raporton të zhdukur djalin

S’ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku, PDK me kërkesë për Kurtin

Kurti: Do të përpiqemi të ndërtojmë bashkëpunim me opozitën për presidentin

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur

Irani largohet nga SHBA pas duelit me Zelandën e Re

Irani largohet nga SHBA pas duelit me Zelandën e Re

Tunizia me selektor të ri, angazhon francezin Renard

Tunizia me selektor të ri, angazhon francezin Renard

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak

Raportohet i zhdukur një person në Pejë

Babai nga Drenasi e raporton të zhdukur djalin

S’ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku, PDK me kërkesë për Kurtin

Kurti: Do të përpiqemi të ndërtojmë bashkëpunim me opozitën për presidentin

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

Votat e mërgatës deri tani i kanë shtuar LVV-së 4 ulëse në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën