TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti e do Murat Jasharin për president

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje u mbajt këtë të diel.Gjatë mbledhjes, u diskutua edhe çështja e zgjedhjes së presidentit të vendit. Kryeministri Albin Kurti prezantoi qëndrimet e tij lidhur me nevojën për një figurë unifikuese dhe opsionet procedurale për zgjedhjen e presidentit në Kuvend.

by Jona Kelmendi
51 minuta ago
0 0
A A

Salla është bërë gati mesditën e së dielës.

Edhe delegatët zunë vendin.

E secili nga ta, duhet ta konfirmojë prezencën.

Kjo meqë këta të fundit, nga partia u njoftuan për mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, të gjithë u desh të prisnin rreth një orë, nga koha e caktuar për fillimin e mbledhjes së 62-të.

Kjo meqë vetëm në ora 13:00, arriti edhe kryetari i partisë, Albin Kurti.

Fillimisht, u intonuan himnet.

E ai që erdhi i fundit, fjalën e mori i pari.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tregoi opsionin e tij të preferuar për president ntë Kosovës.

“Takimet kanë qenë konstruktive dhe fillimisht ka qenë e paekspozuar se vendi ka nevojë për një figurë unifikuese. Një figurë e tillë, padiskutueshme për të gjithë, sigurisht do të ishte një kandidat nga familja emblematike Jashari. Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë e profesorit e personalitetit si Murat Jashari do të gëzonte mbështetjen e gjithë spektrit politik, do të ishte nder për Republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombësinë”, u shpreh Kurti.

Por, në mungesë të një figure të tillë unifikuese, tha se kanë mbetur opsionet e tjera kushtetuese.

“Nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e së paku 80 deputetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secili subjekt të propozojë kandidatët e tyre partiakë dhe të gjithë t’i nënshtrohen garës brenda Kuvendit. Këtë e mundëson edhe kushtetuta, e cila garanton një proces demokratik ku së paku dy kandidatë i nënshtrohen një gare të drejtë, me votim të siguruar, duke shmangur nevojën për zgjedhje të jashtëzakonshme. Në fund, do të fitojë ai ose ajo që arrin të marrë mbështetjen e deputetëve në cilindo nga raundet, ashtu siç e kërkon kushtetuta në procedurën e saj”, tha Kurti.

Kurti shtoi se edhe një takim për këtë çështje, do ta mbajë të hënën me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndërsa shpalosi detaje edhe nga  takimi i dytë më kreun e PDK-së, Bedri Hamza.

“Pas takimit të dytë që pata me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës,Bedri Hamza, mu kumtua nga një qëndrim i saktë i tyre, se ata tashmë konsiderojnë se presidenti nga java e ardhshme duhet të vijë nga PDK-ja”, u shpreh kryeministri

Tutje, i pari i ekzekutivit, tregoi se kur pritet të dal paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik.

Pas kësaj, mbledhja e 62-të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje vazhdoi me pjesën e dytë të punimeve, pa praninë e medieve.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

8 policë të suspenduar brenda jave

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Osmani: Kosova dhe Bosnja, si shtete sovrane, janë të përkushtuara për familjen euroatlantike

Osmani: Kosova dhe Bosnja, si shtete sovrane, janë të përkushtuara për familjen euroatlantike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën