TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njohësit: Ligji për çmimet tavan duhet të jetë i përhershëm

by Fëllënza Krasniqi
2 muaj ago
1 0
A A

Në nëntor të vitit 2022 mori dritën jeshile në Kuvend.

Ligji që parashikonte caktimin e çmimit tavan për disa produkte të përditshme u miratua nga ligjvënësit me 64 vota për.

Megjithatë në vitin 2023, Gjykata Kushtetuese e shpalli këtë Ligj të pavlefshëm, duke argumentuar se nuk ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
E tani, po i njëjti, u rikthye këtë mandat në Qeverinë Kurti III.

Më 20 shkurt, ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila nënshkroi inicimin e procedurës për të.

“Ky projektligj krijon bazën ligjore për ndërhyrje të shpejtë dhe të drejtë kur përballemi me rritje të papritura të çmimeve, mungesë të produkteve themelore dhe çrregullime në furnizim. Do të adresohen edhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese nga e kaluara, por që do të ndërtohet një kornizë më e fortë, më e qëndrueshme dhe ligjërisht solide”, u shpreh ajo.

Por, si po e shohin njohësit e ekonomisë këtë rikthim të këtij Ligji?

“Unë shpresoj që version i ri i projektligjit të paktën i adreson gjetjet e Gjykatës Kushtetuese dhe kësisoj pra do të jetë në harmoni me legjislacionin ekzistues dhe do të krijojë një mekanizëm të pavarur i cili parashihet të ndërhyjë ose të propozojë masat për ndërhyrje në treg kur është rasti i çmimeve në rast se kemi ndonjë krizë”, thotw Visa Vokrri – ekonomist.

Mirëpo edhe nëse ky projektligj miratohet, sipas Vokrrit, nuk pritet që të ketë ulje të inflacionit.

“Çmimet tavan apo kufizimet që kanë të bëjnë me çmimet nuk e adresojnë çështjen e inflacionit sepse si masa të tilla janë joefektive në adresim të inflacionit. Pra nuk pritet që rritja e çmimeve të ndalohet përfundimit me vendosjen e çmimeve tavan për produkte të caktuara të shportës të konsumatorit”, shprehet Vokrri.
Ky Ligj, sipas juristëve, duhet të jetë i përhershëm, jo vetëm për raste emergjente.

“Në këtë situatë mendoj që kryeministri e ka mundësinë që Ligjin ta formulojë, ta hartojë konfrom kërkesave të Gjykatës Kushtetuese dhe të jetë Ligj i cili nuk ndërtohet për situatë emergjente. Të jetë Ligj i cili e argumenton një çmim tavan për shkak edhe të inflacionit global i cili e ka godit Kosovën”, thotw Asdren Bytyqi – avokat.

Asokohe në vitin 2022, pasi miratimit në Kuvend, Ligji për çmimet tavan, ishte përballur me kundërshtime të forta nga deputetët e opozitës, të cilët e konsideronin si antikushtetues dhe në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut të lirë.

Përçka deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e kishin dorëzuar atë në Kushtetuese për shqyrtim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri i Jashtëm belg sot në Kosovë, pritet nga Kurti

Ministri i Jashtëm belg sot në Kosovë, pritet nga Kurti

27-vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

27-vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

Moti sot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell

Ukshini: Konjufca do të ishte president më i mirë se Osmani

Spahiu: Kurti po ul “pazarin” për presidentin, opozita s’ka interes për bashkëqeverisje

Spahiu: Kurti po ul “pazarin” për presidentin, opozita s’ka interes për bashkëqeverisje

“Ma kanë drejtu atë kondakun jam rrëzu jam alivanosë”, rrëfim nga Skenderaj për të bëmat e Dejan Peleviq që u arrestua për krime lufte

“Ma kanë drejtu atë kondakun jam rrëzu jam alivanosë”, rrëfim nga Skenderaj për të bëmat e Dejan Peleviq që u arrestua për krime lufte

Bayern fiton finalen e parakohshme, eliminon Realin

Bayern fiton finalen e parakohshme, eliminon Realin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën