TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Sot ndjejmë lehtësim, sepse dimë ku të dërgojmë lule” – rivarrosen martirët e Kralanit

Në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, sot u mblodhën familjarë, qytetarë dhe përfaqësues institucionalë për të nderuar Masar Dushin, Fadil Elezin dhe Bali Gashin, të zhdukur në prill të vitit 1999, mbetjet mortore të të cilëve u gjetën së fundmi.

by Jona Kelmendi
4 muaj ago
1
A A
“Sot ndjejmë lehtësim, sepse dimë ku të dërgojmë lule” – rivarrosen martirët e Kralanit

Në sallën ku heshtja fliste më fuqishëm se çdo fjalë, kjo e premte solli rikthimin e një mungese 27-vjeçare.

Në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, emrat e Masar Dushit, Fadil Elezit dhe Bali Gashit u përmendën jo më si të zhdukur, por si martirë të identifikuar pas më shumë se dy dekadash ankthi.

Në nder të rivarrimit të tyre, familjarë e përfaqësues institucionesh u mblodhën për të nderuar jetën dhe sakrificën e tyre.

“Në këtë ditë të rëndë, secili prej nesh ndjen thellë në shpirt, dhimbje te çdo qytetar, te çdo familje të Klinës ka dhimbje, por mbi të gjitha, më shumë se të tjerët, këtë barrë të rëndë për 27 vite e kanë mbajtur familjarët të cilët jetojnë mes shpresës dhe ankthit mes pritjes së gjatë dhe lotëve”, tha kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.

Nga Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur, Xhemile Morina u shpreh se identifikimi i martirëve është një moment i dhimbshëm, por i domosdoshëm për të vërtetën.

“Në emër të Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, ju drejtohem sot me respektin dhe përulësinë më të thellë pas shumë vitesh ankthi, pritjeje, dhimbje. Identifikimi i martirëve është një moment i rëndë por edhe i domosdoshëm për të vërtetën dhe identitetin, sakrifica e tyre është pjesë e historisë sonë dhe themel i lirisë që sot e gëzojmë”, u shpreh Morina.

E pranishme në këtë akademi ishte edhe deputetja Hikmete Bajrami, e cila theksoi që ndërsa jetët e të tjerëve kanë vazhduar, nënat e të zhdukurve kanë mbetur në pritje për 27 vite.

“…Krejt nënat që i kanë familjarët e tyre të zhdukur që 27 vite, presin për zbardhjen e më të dashurve të tyre. Dhe ju jeni me fat qe i keni te gjetur se ka të tillë si Zoti Manaj që më herët më tha ‘po ju lakmoj që i kanë gjetur”, tha Bajrami.

E fjalët që u thanë sot ishin të përziera me dhimbje e lehtësim.

“Këta martirë, 27 vite qëndruan në zemrat e familjarëve, por edhe të gjithë popullit të Kosovës që me shpresat e tyre që trupat do të gjinden dhe e vërtetë, unë personalisht i lakmoj këto familje që dhimbjen e pafund po e përjetojnë me një fund të dhimbshëm”, tha Ramë Manaj, ish-zëvendëskryeministër.

Nga masakra e Kralanit vazhdojnë të jenë të zhdukur edhe një numër i madh i viktimave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti kërkon mbështetje më të madhe për mandatin e ri

Vetëvendosje rrit numrin e mandateve, shkon në 51 ulëse

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për orarin e reduktimeve të planifikuara për të dielën, këto vende mbesin pa rrymë

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Përfundon numërimi i votave të rregullta, procesi zgjedhor hyn në fazën finale

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Katari shmang humbjen në fund, barazon ndaj Zvicrës në minutat shtesë

Katari shmang humbjen në fund, barazon ndaj Zvicrës në minutat shtesë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti kërkon mbështetje më të madhe për mandatin e ri

Vetëvendosje rrit numrin e mandateve, shkon në 51 ulëse

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për orarin e reduktimeve të planifikuara për të dielën, këto vende mbesin pa rrymë

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Përfundon numërimi i votave të rregullta, procesi zgjedhor hyn në fazën finale

Zbulim tronditës në Poloni, gjenden mbetje njerëzore të mbi 30 personave në një pronë private

Zbulim tronditës në Poloni, gjenden mbetje njerëzore të mbi 30 personave në një pronë private

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën