TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtrenjtimi i rrymës, ZRrE tregon se kur pritet ta marr vendimin

Ani pse kanë kaluar afër 4 javë që nga kërkesa për shtrenjtim të energjisë elektrike, ZRRE është ende duke e shqyrtuar atë. Mirëpo, nëse vendoset pro shtrenjtimit, dikush paralajmëroi se do të ketë edhe protesta

by Doresa Geci
2 muaj ago
1 0
A A

Ka kaluar afër një muaj që kur tre operatorët energjetikë kërkuan rritje të tarifave të energjisë elektrike.

KEDS, KESCO, dhe KOSTT, javë më parë, iu drejtuan Zyrës së Rregullatorit të Energjisë elektrike, me kërkesë që të ndryshohen çmimet e rrymës.

Kjo thirrje duket se është akoma në proces e sipër të shqyrtimit nga ZRRE.

“Vlerësimi i këtyre aplikacioneve është në proces dhe po kryhet nga ekspertët e ZRRE-së, përmes analizës së detajuar teknike dhe financiare, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi. Pas përfundimit të vlerësimit, raportet përkatëse dhe propozimet tarifore do të publikohen dhe do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejme, përfshirë konsultimin publik, para marrjes së çdo vendimi final”, thuhet nga ZRrE.

Por cili pritet të jetë vendimi i ZRRE-së?

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk do të ketë rrugëdalje tjetër, përpos të ngrit edhe një herë tarifat e energjisë elektrike, konsumatorëve të Republikës së Kosovës”, shprehet Adhurim Haxhimusa-ekspert i energjetikës.

Madje sipas ekspertit të energjetikës, Adhurim Haxhimusa kjo po ndodh për shkak të disa telasheve në prodhimin e energjisë nga KEK.

“Rritja e kostos së energjisë elektrike në 2025 është edhe si rezultat i renovimit të një blloku të Kosovës B. Ky bllok ishte për një kohë të gjatë jashtë funksionit dhe Kosova u detyrua të importojë energji elektrike më shumë se sapo të ishte ky bllok në funksion”, vlerëson Haxhimusa.

Rritje të tarifave të energjisë elektrike presin edhe nga grupi “Asnjë cent më shumë”.

Por nëse ndodh një gjë e tillë, pritet që të organizohen edhe protesta.

“Jemi në diskutime për masat apo hapat të cilat ne do të ndërmarrim si iniciativë qytetare për të kundërshtuar këtë vendim sepse e dimë që do të ketë pasoja të mëdha, qoftë për njerëzit apo për bizneset që jetojnë dhe punojnë këta njerëz. E normalisht që nuk do të heshtim, janë në plan edhe protestat, edhe aktivitet të tjera, për ta kundërshtuar këtë vendim”, thotë Luan Hasanaj.

KESCO ka kërkuar rritje mbi 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026, duke u thirrur në rritjen e kostove operative dhe nevojën për sigurim të furnizimit të qëndrueshëm me energji.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pozhari: Nëse vazhdon bllokada, presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Pozhari: Nëse vazhdon bllokada, presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Rama: S’do të lejojmë që pastrimi i kryeqytetit të sabotohet për arsye politike

Rama: Kosova u përket qytetarëve, jo një lëvizjeje apo lideri të vetëm

Sa i kushtojnë zgjedhjet Kosovës?

Sa i kushtojnë zgjedhjet Kosovës?

Dita e Sigurisë në Punë – Sa po respektohen masat në ndërtimtari?

Dita e Sigurisë në Punë – Sa po respektohen masat në ndërtimtari?

Pozhari: Nëse vazhdon bllokada, presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Pozhari: Nëse vazhdon bllokada, presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Vedat Muriqi nominohet për ekipin e sezonit në La Liga

Vedat Muriqi nominohet për ekipin e sezonit në La Liga

Rama: S’do të lejojmë që pastrimi i kryeqytetit të sabotohet për arsye politike

Rama: Kosova u përket qytetarëve, jo një lëvizjeje apo lideri të vetëm

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Parisi merr avantazhin ndaj Bayernit

Parisi merr avantazhin ndaj Bayernit

Sa i kushtojnë zgjedhjet Kosovës?

Sa i kushtojnë zgjedhjet Kosovës?

PSG barazon shifrat, realizon Kvicha

PSG barazon shifrat, realizon Kvicha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën