TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fjalimi rekord i Trump: Mesazhet kryesore nga 108 minuta në Kongres

by teve1
8 muaj ago
0
A A
Fjalimi rekord i Trump: Mesazhet kryesore nga 108 minuta në Kongres

WASHINGTON, DC - MARCH 04: U.S. President Donald Trump addresses a joint session of Congress at the U.S. Capitol on March 04, 2025 in Washington, DC. Vice President JD Vance and Speaker of the House Mike Johnson (R-LA) applaud behind him. Win McNamee/Pool via REUTERS

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbajtur fjalimin më të gjatë për Gjendjen e Kombit në historinë moderne amerikane – plot 108 minuta – duke e cilësuar këtë periudhë si “epokën e artë të Amerikës”.

Mes brohoritjeve “SHBA! SHBA!” në sallën e Kongresit, presidenti u prezantua nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Në nisje të fjalimit, Trump deklaroi se Amerika është rikthyer më e fortë se kurrë.

“Ju nuk keni parë asgjë ende. Ne do të bëjmë gjithnjë e më mirë dhe më mirë. Kjo është epoka e artë e Amerikës”, tha Trump.

Presidenti amerikan këmbënguli se ai ka arritur të nxisë një bum ekonomik dhe ka imponuar një rend të ri botëror jashtë vendit.

Ai mbrojti gjithashtu masat e ashpra kundër emigracionit dhe tarifat tregtare, disa prej të cilave janë rrëzuar së fundmi nga Gjykata Supreme.

Trump u bëri thirrje ligjvënësve të ngrihen në këmbë nëse bien dakord që, sipas tij, detyra e parë e qeverisë amerikane është mbrojtja e qytetarëve amerikanë, jo emigrantëve të paligjshëm.

Republikanët reaguan me ovacione të gjata, ndërsa demokratët qëndruan kryesisht të ulur – një reagim që presidenti e kritikoi hapur.

Në politikën e jashtme, Trump deklaroi se administrata e tij po i jep fund konflikteve në botë por pastaj përmendi me mburrje operacionin amerikan për shkatërrimin e centraleve bërthamore të Iranit vitin e kaluar.

Fjalimi vjen në një moment tensioni në Lindjen e Mesme, ku dy aeroplanmbajtëse amerikane janë dërguar për shkak të përshkallëzimit me Iranin.

Trump tha se preferon qw t’i zgjidh problemet me Iranin përmes diplomacisë, por nuk do tw lejojw qw ai tw ketë njw armw bërthamore.

“Por një gjë është e sigurt, unë kurrë nuk do të lejoj që sponsori numër një i terrorizmit në botë, të cilët janë padyshim, të ketë një armë bërthamore. Nuk mund ta lejoj që kjo të ndodhë”, tha Trump.

Nga ana tjetër, zyrtarët në Teheran kanë këmbëngulur se programi i tyre bërthamor është për qëllime paqësore dhe se nuk synojnë ndërtimin e armëve bërthamore.

Pjesa më e madhe e fjalimit u përqendrua te ekonomia, një fokus që republikanët e kishin inkurajuar ndërsa vendi i afrohet zgjedhjeve të mesmandatit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

Ujërat e zeza dalin në sipërfaqe pranë shkollës “Pavarësia”, banorët ankohen, Komuna thotë se intervenoi

Ujërat e zeza dalin në sipërfaqe pranë shkollës “Pavarësia”, banorët ankohen, Komuna thotë se intervenoi

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Humbja e Vuçiqit mund të dobësojë Listën Serbe, deputetët paralajmërojnë sfida të reja për Kosovën

Humbja e Vuçiqit mund të dobësojë Listën Serbe, deputetët paralajmërojnë sfida të reja për Kosovën

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

“Info Nata”- 27.10.2026

“Info Nata”- 27.10.2026

Arifi: Nuk është fitore historike për Luginasit të zgjedhin dy deputetë, kjo ka ndodhur edhe më parë

Arifi: Nuk është fitore historike për Luginasit të zgjedhin dy deputetë, kjo ka ndodhur edhe më parë

Roma i kthehet fitoreve, fiton ndaj Cagliarit

Roma vazhdon me fitore

Arrestohet tre persona në Mitrovicë për shitblerje të paligjshme të pronave

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën