TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Rafije Tahirukaj nga Gllamoqi i Bosnjës nuk e ka vizituar vendlindjen për 18 vite, kjo për shkak që Bosnja nuk njehë akoma Kosoven si shtetë. Sipas Emilija Rexhepi ky proces ka ngecur pasi po kërkon dakordësi ndërkomunitare dhe miratim institucional

by tëvë1
6 muaj ago
6 0
A A

Autore: Adea Mustafaj

Janë familjarët të cilët për herë të fundit, i pa 18 vjet më parë.

E që nga jo kohë, Rafije Tahirukaj, mallin për ta e shuan vetëm përmes këtyre fotografive.

E lindur dhe rritur në Gllamoq të Bosnje Hercegovinës, Rafija u martua në Kosovë.

Ndërsa në vendlindje, për herë të fundit, ishte në vitin 2008,kur i vdiq vëllai.

Por, as në ato momente, nuk u kursye nga policët serb gjersa po e kalonte kufirin.

”Në police serbe i thashë se nuk jam ka shkoj as për tregti as për asgjë tjetër, veç që më ka vdekur vëllai. I thashë: ‘Më të vdekur ty atje vëllai, a ishe shku?’ O moj Zot, filluan me u kryqëzu. Ma ka marr ai kryesori lejen e njoftimit, ia ka ç’kap foton dhe më tha ‘shko në dreq të mallkuar serbisht ma ka bërë”, shprehet ajo.

Qeveria e Kosovës, në vitin 2024, njëanshëm i kishte hequr vizat për qytetarët nga Bosnja dhe Hercegovina, që duan ta vizitojnë Kosovën.

Por një hap i tillë, nuk është marrë ende nga shteti boshnjak.

Arsyet për këtë, i ka treguar deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi.

“Hala nuk e kanë hequr prej Dhomës të Federatës atje, sepse duhet një konsensus me krejt anëtarët e kryesisë atje, me komunitetin serb, kroat dhe boshnjak. Na jemi vazhdimisht në kontakt me ministrin Konakoviq, sepse duhet me e kalu atë proces në vendet ministrore në Qeveri, pastaj me shku në Parlament për votim”, shprehet Rexhepi.

Por, pavarësisht vështirësive, Rafije Tahirukaj nga Qyshku i Pejës, ka shpresë që një ditë do ta vizitojë Gllamoqin.

“Kismet në paqe, bo zoti me qenë shëndosh e mire shkojmë. qysh mos me shku? siç ka thënë i moçmi, edhe qeni që ke pas në oborr të merr malli, jo për robin, e për familjen.“ “Tashmë më ka mbetur krejt pasuria e babës: tre shtëpi, baqe, pozllomi dhe shtatë hektarë tokë, aty nuk është kërkush… Vallahi po më merr malli edhe për gurin edhe për drurin. Po ra lufta në Bosnjë dhe bota po ftohke”, thotë Tahirukaj

Pavarësisht mallit për vendlindjen, në derën e shqiptarëve, Rafije tregon se i ka kaluar 64 vite martesë të lumtura.

“Në derën e shqiptarit e kam qu mirë, më kanë pas hatrin tonë. Pak ja bojsha, kur kanë ardhur dajtë e tyre i kam folur në gjuhë boshnjake dhe u thashë: ‘Kofshit pishmon që unë jam boshnjake, e di rrugën, ka jom ardhur’. Burri im, jo unë, s’e kam marrë për veti as për dere me dal jo. Dajt e tyre dhe pleqt tonë, jo, nuk jemi pishmon, hiq, mirëserdhe dhe e kam qu mirë me ta”, shprehet ajo.

Ndryshe, me 1 janar të vitit 2025, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në ndërtesën e qeverisë, grupin e parë të qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës që udhëtuan me letërnjoftime drejt Kosovës.

 

 

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kërkohet paraburgim për 18 vjeçarin e dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një të miture në Ferizaj

25 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së fundit në Kosovë

25 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së fundit në Kosovë

Nga komunat te shteti: Kush do t’i zotërojë pronat publike?

Nga komunat te shteti: Kush do t’i zotërojë pronat publike?

Policia dhe Prokuroria publikojnë pamje nga arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Policia dhe Prokuroria publikojnë pamje nga arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

7 vatra aktive zjarri dhe 3 nën monitorim në Shqipëri, përmirësohet situata në disa zona

7 vatra aktive zjarri dhe 3 nën monitorim në Shqipëri, përmirësohet situata në disa zona

Emisioni “Ditari” 17.08.2026

Emisioni “Ditari” 17.08.2026

Kërkohet paraburgim për 18 vjeçarin e dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një të miture në Ferizaj

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin

Irani dhe Omani dakordohen për tranzitin në Ngushticën e Hormuzit

25 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së fundit në Kosovë

25 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së fundit në Kosovë

Nga komunat te shteti: Kush do t’i zotërojë pronat publike?

Nga komunat te shteti: Kush do t’i zotërojë pronat publike?

Pse ju ikën oreksi në vapë? Ja çfarë ndodh në trup kur temperaturat rriten

Pse ju ikën oreksi në vapë? Ja çfarë ndodh në trup kur temperaturat rriten

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën