TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Mbrëmjen e së premtes një fëmijë 11 vjeçar dyshohet të këtë goditur me sëpatë të atin. Aktualisht babai po trajtohet në QKUK ndërkohë që fëmija është dërguar në Qendër për Punë Sociale. E këta të fundit thonë se rasti i kësaj familje ka qenë e njohur për ta.

by TËVË 1
4 muaj ago
4 0
A A

Ishte mbrëmje e së premtes dhe në shtëpi gjendeshin babai me tre fëmijët.

Por kjo pasdite e vonë nuk përfundoi mirë dje për një familje në Gjilan.

Kjo pasi fëmiu 11-vjeçar dyshohet se e goditi me sëpatë të atin e tij.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima fillimisht u dërgua për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e më pas për shkak të gjendjes së rënduar u transportua për në Qendrën Klinike Universitare.

E të shtunën, nga QKUK nuk dhanë shumë detaje për gjendjen e tij.

I gjithë rasti kishte ndodhur gjersa nëna nuk gjendej në shtëpi.

E pas gjithë ndodhisë, fëmijët i mori nën kujdes Qendra për Punë Sociale në Gjilan.

Por për këtë familje, ky nuk qëllon të jetë incidenti i parë i shënuar.

Nga QPS, treguan për televizionin se në këtë familje ka pasur raste të tjera të ushtrimit të dhunës fizike, e ku viktimë ka qenë burri.

“Ndoshta fëmijët kanë kopjuar veprimet e nënës sepse në këtë familje ka pas dhunë në vazhdimësi po që viktimë ka qenë burri. Është kjo nanë që në disa raste e ka rrah burrin e vetë”, deklaroi drejtori i QPS, Gjilan – Mursel Zymberi.

Ndërkohë fëmija i dyshuar për rastin, ka pengesa të zhvillimit mendor.

“Rasti ka qenë shumë i rëndë sepse situata ka qenë tepër e tensionuar dhe fëmija që ka bërë veprimin që me gjasë është edhe pengesa në zhvillim mendor, prandaj edhe jemi obligu si Qendër për Punë Sociale me e marr me e vendos në një strehimore këtu afër Gjilanit”, tregoi drejtori.

Gjendja e 11-vjeçarit vlerësohet të jetë duke u rehabilituar.

“Tash gjendja e fëmijëve fillon duke u rehabilitu. Për njërin prej fëmijëve që dyshohet që e ka kry veprimin është realizuar edhe vizitë mjekësore sepse përdor terapi dhe nëna e vetë nuk e di cilën terapi saktë duhet me ia dhënë”.

Sipas Zymberit, kjo familje i takon komunitetit serb, dhe jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Tëvë1 ka tentuar të marrë detaje shtesë edhe nga Policia e Kosovës, por të njëjtit kanë thënë se për shkak që në rast është i përfshirë një i mitur, nuk mund të japin përgjigje.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Adea Mustafaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ afër përmbylljes së rinumërimit, kanë mbetur edhe nëntë vendvotime

KQZ afër përmbylljes së rinumërimit, kanë mbetur edhe nëntë vendvotime

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Ferizajasi dorëzon në Polici portofolin e gjetur me 160 euro

Ferizajasi dorëzon në Polici portofolin e gjetur me 160 euro

Anulohen bisedimet e planifikuara për sot mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicër

Anulohen bisedimet e planifikuara për sot mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicër

35 të vdekur nga sulmi i përgjakshëm në aeroportin kryesor të Nigerit

35 të vdekur nga sulmi i përgjakshëm në aeroportin kryesor të Nigerit

KQZ afër përmbylljes së rinumërimit, kanë mbetur edhe nëntë vendvotime

KQZ afër përmbylljes së rinumërimit, kanë mbetur edhe nëntë vendvotime

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Ferizajasi dorëzon në Polici portofolin e gjetur me 160 euro

Ferizajasi dorëzon në Polici portofolin e gjetur me 160 euro

Macron nis iniciativën evropiane për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael-Iran

Macron: Nuk besoj se lufta midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar plotësisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën