Operatori i transportit hekurudhor “Trainkos”, ka njoftuar se udhëtimi me linjën Pejë–Prishtinë i planifikuar për nesër është anuluar për shkak të problemeve teknike.
Sipas njoftimit, treni me nisje në orën 05:30 më 21.02.2026 nuk do të realizojë udhëtimin e parashikuar, ndërsa udhëtarët këshillohen të kontaktojnë stacionin për informacion shtesë dhe alternativa të mundshme për transport.
“Ju njoftojmë se ditën e nesërme treni në linjën Pejë Prishtinë, me nisje në ora 05:30, datë 21.02.2026, është revokuar (anuluar) për shkak të arsyeve teknike”, thuhet në njoftim. /teve1.info/







