TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vrasja e argjentinases, Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim

Sot është mbajtur seanca për Endrit Nikën i cili është dënuar me 18 vite burgim për vrasjen e të dashurës së tij me shtetësi argjentinase. Seanca u përcoll me lot e tension pas publikimit të aktgjykimit, derisa familja argjentinase thanë se do të kërkojnë burgim të përjetshëm.

by Lindrit Zejnullahu
54 minuta ago
0 0
A A

Për herë të fundit u soll në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Është ky Endrit Nika, i dyshuari kryesor për vrasjen e të dashurës argjentinase, Maria Clara Urdangaray.

Të enjten, ndaj tij do shpallet aktgjykimi për veprën penale “Vrasje e Rëndë” me të cilën e ngarkon prokuroria.

Trupi gjykues në krye me Gazmend Bahtirin, mori këtë vendim.

“Përmbyllet qartë prej këtyre provave duke përjashtuar çdo mundësi tjetër alternative të rrjedhës së ngjarjes faktike për të cilën i akuzuari shpallet fajtor ashtu që është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se me veprimet e të akuzuarit Endrit Nika përmbushen të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale për të cilën i akuzuari u shpall fajtor”, tha ai

Të pranishëm në gjykatore, ishin edhe prindërit e argjentinases.

Këta u panë të emocionuar, teksa shpalosën fotografinë e Marias ku kërkohej drejtësi.

Ndërsa fjalë patën edhe për të dënuarin, teksa po largohej nga salla.

Të pakënaqur më vendimin, dolën edhe familjarët e të akuzuarit

Pas seancës, nëna e viktimës, doli me një flamur të Kosovës në duar.

Ndërsa tha, se gjithnjë kanë besuar në drejtësinë kosovare.

“E vlerësojmë punën e prokurorit Armend Hamiti dhe sot e ka dëshmnuar angazhimin e tij me të gjitha provat e ka mbështetë të vërtetën, Clara e ka marrë drejtësinë dhe i falënderojmë të gjitha autoriteteve të Kosovës për këtë drejtësi, dhe gjithë shoqërisë për mbështetjen që kemi marrë nga gjithë shoqëria”, u shpreh nwna e argjentinases së vrarë.

Madje ajo shtoi se do ta apelojnë aktgjykimin, pasi kërkojnë dënim më të lartë.

“Kurrë nuk mund të dënohet aq sa meriton… Kjo është diçka që do të konsultohemi me avokatin tonë z.Betim Shala por gjithsesi me shumë gjasë do ta apelojmë këtë vendim… Në sistemin tonë të drejtësisë së Argjentinës një vrasës i gruas, një kryes i femicidit dënohet me burgim të përjetshëm, natyrisht edhe ne e kërkojmë këtë”, u shpreh ajo.

Sipas aktakuzës, Endrit Nika më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë.

Me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria propozon dy raporte juridike ndërkombëtare për sulmin në Banjska

Prokuroria propozon dy raporte juridike ndërkombëtare për sulmin në Banjska

MAShT-i nënshkruan kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle

Nagavci: Buxheti i vitit 2026, një hapi i rëndësishëm për shërbimin e qytetarëve dhe zhvillimin e Kosovës

Kosova dhe Irlanda forcojnë partneritetin në prag të Presidencës irlandeze

Kosova dhe Irlanda forcojnë partneritetin në prag të Presidencës irlandeze

Kosova dhe Australia rikonfirmojnë angazhimin për thellimin e bashkëpunimit

Kosova dhe Australia rikonfirmojnë angazhimin për thellimin e bashkëpunimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën