TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në rastin “Banjska”, dëshmon Tanevski – Ishte në uniformë, kishte municione dhe bombë

Këtë të mërkurë u dëgjua dëshmitari i radhës në rastin “Banjska”. Ai para trupit gjykues tregoi për ditën kritike dhe atë se çfarë kishte parë e përjetuar aty.

by Fëllënza Krasniqi
60 minuta ago
0 0
A A

Këtë të mërkurë u dëgjua dëshmitari i radhës në rastin “Banjska”. Ai para trupit gjykues tregoi për ditën kritike dhe  atë se çfarë kishte parë e përjetuar aty.

Me duar të prangosura dhe nën masa të rrepta sigurie.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq  u paraqitën para trupit gjykues këtë të martë, këta tre të akuzuar për sulmin në Banjskë.

E në këtë seancë ishte paraparë të dëgjohej dëshmitari, Goran Tanevski nga Maqedonia e Veriut.

A mundenin me i tregu gjykatës me kë keni udhëtar dhe çfarë qëllimi ka pasur vizita juaj?

“Ne kemi ardhur me datën 22 të premten. Unë, shoqja ime, fëmija im i mitur, motra ime dhe dhëndri im. Ideja ishte të pushojmë pak në Banjë edhe të vizitojmë Manastrin. Deri në ditën e ndodhjes në atë mëngjes nuk ka pasur, nuk kam parë persona që më janë dukur se nuk janë turist. Në ditën që ndodhën këto ndodhi , dëgjoheshin  gjuajtje, ne nuk mund të shihnim asnjë, por në atë mëngjes pamë persona të uniformuar rreth hotelit dhe kishte një në hotel”, ka thënë Tanevski.

Dëshmitari, tregoi edhe më në detaje për personat që ai kishte parë.

“Njerëzit që i pamë jashtë hotelit, pamë dy veta në uniformë, pa shenja dhe me armë ushtarake. Ai që ishte në hotel mund t’ia shihnim vetëm pushkën, kurse uniformën jo, sepse ne ishim poshtë shkallëve dhe ai po kërkonte batanije apo diçka të tillë.  Nën dritaren në të cilën ishim të vendosur ne, nga dritarja mund të shihnim se për personin që po flas ishte në uniformë kishte municione, kishte bombë”, ka thënë tutje Tanevski.

I pyetur nga Prokurori se çfarë ju kishte thënë personi që ishte brenda në hotel, dëshmitare tregoi se e kanë dëgjuar vetëm një herë.

“Vetëm një herë e dëgjuam, na kërkoi një çarçaf. Kur ai kërkoi, unë isha në pjesën tjetër të hapësirës, ndërsa gruaja i ka dhënë një batanije. Sa i përket pyetjes së kufizimit në dhoma, nuk kishte diçka të tillë, kishte një thirrje që të qëndronim në dhomë, sepse dikush dëshironte të dilte. Ne u nisëm për të dalë, por na u tha të ktheheshim në hotel. Dikush na tha prej jashtë  hotelit. Unë doja të dal që të shoh automjetin tim, por dikush na tha që të kthehemi. Mendoj se ishte një nga personat e uniformuar, sepse mendoj ai person kishte edhe armë me vete”, u shpreh tutje Tanevski.

Dëshmitari, rrëfeu para trupit gjykues edhe për vështirësitë që hasën në ditën kritike.

“Të dielën pasdite ishte një moment që edhe uji u shkyç dhe nuk kishim mundësi që të shkonim as në tualet. Vështirësitë ishin fillimisht si rezultat i gjuajtjeve dhe eksplodimeve që ishin jashtë hotelit. Pastaj, kur zbardhi dita të nesërmen, kur i pamë këta persona të uniformuar që po shëtitnin përreth hotelit, vendosëm që të fshiheshim në podrum. Dhe aty qëndruam 2-3 orë, pastaj u ndalën gjuajtjet një kohë dhe u kthyem në dhomë. Kjo ishte arsyeja e vështirësive për shkak të gjuajtjeve nga personat e uniformuar”, ka thënë tutje Tanevski.

Tanevski, tregoi se që nga ajo ngjarje ai ka vendosur të mos e vizitojë më kurrë Kosovën.

“Unë prej asaj dite vendosa që të mos vij asnjëherë në Kosovë. Ajo që ndodhi atë ditë asnjëherë nuk mund ta harroj. Unë i dërgova ata atje që të pushonim, unë u ndjeva përgjegjës për atë që ata përjetuan. Edhe sot e kësaj dite, kur më kujtohet për atë që ndodhi, ndiej stres, pasiguri dhe frikë”, theksoj Tanevski.

“Në orën 03:00  dëgjuam gjuajtje dhe eksplodime. Kjo ndodhi derisa nuk zgjati dita. Kishim frikë se mos na qëllonte ndonjë plumb. Pastaj, kur zbardhi dita, pamë ushtarë jashtë me armë, kishte edhe më tej gjuajtje. Kur u ndalën gjuajtjet, unë komunikova me Ministrinë e Jashtme dhe m’u tha se nuk mund të shkoja se nuk është e sigurt. Gjithë ditën ishte dilema se a të shkonim a jo. Ideja ishte që të dielën të shkonim”, përfundoj Tanevski.

Ai tregoi se nga aty dolën me ndihmën e Policisë së Kosovës.

E seanca është ndërpre për disa orë për të konfirmuar se një dëshmitar i paraqitur nga ana e të akuzuarve, është intervistuar më herët si i dyshuar apo si dëshmitarë.

Kurse, pas kësaj pauzë që i është kërkuar prokurorit të verifikoj personi për të cilin bëhet fjalë, gjykata ka vendosur që dëshmitarin që është aprovuar për të u dëgjuar nga ta, nëse nuk vije nesër, séance do të vazhdojë me administrimin e provave materiale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Osmani uron për muajin e Ramazanit: Më shumë paqe, mirësi e solidaritet

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

OVL-UÇK vlerëson fjalimet e katërshes së UÇK-së, Sopi: Ishte një përballje dinjitoze

Ndalohet një person për ndihmë në dhënie të ryshfetit

Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Osmani uron për muajin e Ramazanit: Më shumë paqe, mirësi e solidaritet

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

OVL-UÇK vlerëson fjalimet e katërshes së UÇK-së, Sopi: Ishte një përballje dinjitoze

Ndalohet një person për ndihmë në dhënie të ryshfetit

Haxhiu kërkon efikasitet dhe koordinim të komisioneve parlamentare

Haxhiu kërkon efikasitet dhe koordinim të komisioneve parlamentare

Me mungesa, por të motivuar te Drita për përballjen ndaj Celjes

Me mungesa, por të motivuar te Drita për përballjen ndaj Celjes

Rama pret në takim nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikolla Camaj

Rama pret në takim nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikolla Camaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën