TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

by teve1.info
2 orë ago
0
A A
Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Sot, do të luhen ndeshjet e para të fazës “play-off” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në program janë katër ndeshje, secila më interesante se tjetra dhe do të zhvillohen në dy orare të ndryshme.

Faza “play-off” fillon në Stamboll, me ndeshjen Galatasaray – Juventus, e cila nis nga ora 18:45.

Juventusi fazën e ligës e përfundoi në vendin e 13-të me 13 pikë, ndërsa Galatasaray ishte në vendin e 20-të me 10 pikë.

Të dyja skuadrat kishin synim të jenë në Top-8, por nuk ia dolën dhe tani me anë të fazës “play-off” duan të mbesin pjesë e Championsit.

Ndërkohë, prej orës 21:00 janë tri ndeshje të tjera.

Kampioni në fuqi, Paris Saint-Germaini luan me skuadrën tjetër të Francës, Monaco që është vendas në ndeshjen e parë.

Rivalitet i madh pritet edhe në ndeshjen Borussia Dortmund – Atalanta, por vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Benfica – Real Madrid.

Benfica e mposhti Real Madridin në mënyrë dramatike në xhiron e fundit të fazës së ligës dhe kështu e nxori ekipin nga La Liga jashtë tetëshes së parë, duke bërë vend për vete në “play-off”.

Golin që solli këtë skenar e shënoi në minutën e 98-të përmes portierit dhe te Real Madridi janë të gatshëm për t’iu revanshuar Benficas.

Jose Mourinho është trajner i Benficas, ku portugezi i njohur ka të kaluar të suksesshme me Real Madridin.

Edhe të mërkurën, do të zhvillohen katër ndeshjet tjera të fazës “play-off” të Ligës së Kampionëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Albion Rrahmani në ekipin e javës në Çeki

Albion Rrahmani në ekipin e javës në Çeki

Goli i Muriqit më i miri i xhiros sipas “Marcas”

Goli i Muriqit më i miri i xhiros sipas “Marcas”

Gallapeni pret kthimin e formës te Wisla Plock

Gallapeni pret kthimin e formës te Wisla Plock

KB Vëllaznimi gjobitet e dënohet për incidentin në Gjakovë

KB Vëllaznimi gjobitet e dënohet për incidentin në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën