Autori: Jona Kelmendi
Forma e pagesës ka mbetur e njëjtë.
Mirëpo, të gjithë qytetarët që hyjnë me vetura në ambientet e QKUK-së, tash do të paguajnë 100% më shtrenjtë se në të kaluarën.
Nga 50 cent, çmimi tash është bërë një euro.
Rritja e çmimit ka rënduar gjendjen e atyre që detyrohen të qëndrojnë në spital me ditë të tëra.
“Për mendimin tem është shumë e shtrenjtë tash si te kalon 1 minutë 1 orë automatikisht 2 euro po mendoj është pak e tepërt. Po normal unë personalisht qe 1 javë jam në spital brenda 1 jave i kom pagu 30 euro ski qare shumë problem”, u shpreh një qytetar.
E qytetarë të tjerë thonë se rritja e tarifës nuk i merr parasysh rastet e rënda shëndetësore.
“Ka njerëz qe kanë nevojë kanë te smut, nuk o mirë që e kanë rrit tarifën. Po normal ai sa terrin duhet me pagu”, u shpreh qytetari tjeter.
“Qeveria ne ardhje do të thotë e ka hyp dyfishimin e tarifës prej 50 cent e ka bo 1 euro, dikush ka dikush nuk ka qytetaret tonë te lodhur me nje page 300-400 euro a me nejt me prindin ktu dhe duhet me lon 1 euro bohet 10euro dita e ku osht nafti qe vin njerëzit prej Gjilanit a prej kahit vjen do të thotë 50 euro dita ku me i mar një qytetar sot” u shpreh edhe një qytetar.
“Kjo e rendon kuleten e qytetarit sepse kuptohet qe ne spital vin per nevojat e tyne dhe ju nevojitet qe me dal disa here per barna per nevoja dhe mendoj qe kjo është një ngarkesë për qytetarin dhe nuk ish dasht realisht”, ka thënë një qytetar.
Gjatë gjithë ditës, televizioni ka kontaktuar me menaxhmentin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për të marrë më shumë informacione në lidhje me këtë shtrenjtim, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje.






