TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vizita e Ramës në Kosovë, Berisha: Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen në Hagë për shkak të pazareve të tij në Beograd

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Vizita e Ramës në Kosovë, Berisha: Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen në Hagë për shkak të pazareve të tij në Beograd

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kosovë, duke e cilësuar atë si “hipokrite” dhe fajësoi kryeministrin për gjykimin e katër ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë.

Sipas Berishës, pazaret e kryeministrit në Beograd janë shkaku që ish-udhëheqësit politik dhe luftëtarët e UÇK-së po përballen me procese gjyqësore ndërkombëtare.

Ai ka theksuar se Rama ka treguar “armiqësi ndaj Kosovës dhe sovranitetit të saj” përmes veprimeve publike dhe private.

“Të dashur miq, sot në prag të pavarësisë, Edi Rama bëri një vizitë blic në Kosovë. Me këtë rast, unë dua t’ju shpreh qytetarëve të Kosovës mendimin tim se, sot në Kosovë ishte një armik i egër i Kosovës, i lirisë, i dinjitetit të qytetarëve të Kosovës. Unë e bëj këtë deklaratë sot, sepse me dëshmi të pakundërshtueshme, me akte të mirënjohura, Edi Rama, qoftë në tryeza private, qoftë në akte në publike ka dëshmuar po atë armiqësi, po atë egërsi ndaj Kosovës, sovranitetit dhe udhëheqjes së saj. Sot ai vrapoi për të deklaruar mbështetjen për ish-udhëheqjen politike të Kosovës që ndodhet në Hagë. E kam denoncuar dhe denoncoj publikisht pretencën e prokurorëve të Hagës, si një pamflet të propagandës ultranacionaliste serbe ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës dhe të Luftës Çlirimtare të saj. E kam thënë dhe e përsëris, se ata kanë qenë aleatë besnikë, luajalë të Aleancës së Atlantikut të Veriut në terren, por jam i bindur se janë në Hagë, një nga shkaqet është vet Edi Rama me pazaret e tij të turpshme që bëri në Beograd për Kosovë”, ka thënë Berisha në një videomesazh.

Berisha ka kritikuar gjithashtu përpjekjet e kryeministrit për të u shfaqur si patriot ndërkombëtarisht, duke deklaruar se kjo nuk ndihmon akuzuarit në Hagë, por vetëm krijon një klimë të dëmshme për ish-udhëheqësit politik të Kosovës.

Ai ka bërë thirrje që gjykata të veprojë sipas ligjit ndërkombëtar dhe të shpallë pafajësinë e tyre.

Në fund, Berisha ka vënë në dukje se ish-udhëheqësit politikë të Kosovës kanë kontribuar thelbësisht në mbrojtjen e qytetarëve gjatë konflikteve dhe se vizita e Ramës përfaqëson “një akt hipokrizie të një armiku të egër të Kosovës”.

“Theksoj gjithashtu, se me histerinë e tij politike duke u përpjekur që të paraqitet si patriot, në Këshillin e Europës, ai, u them ju, iu bëri dëmin më të madh ish-udhëheqësve politikë të Kosovës në Hagë. Por edhe sot, në histerinë e tij, duke anatemuar vendet demokratike që financojnë Gjykatën e Hagës, garantoj luftëtarët e UÇK-së, veteranët, familjet, se nuk ndihmon aspak të akuzuar, ish-udhëheqjen politike në Gjykatën e Hagës. Përkundrazi, vetëm sa krijon një klimë që ata nuk e meritojnë. Përndryshe, dua të them se, ky armik i egër është njeriu kryesor i presionit maksimal ndaj udhëheqjes së atëhershme politike të Kosovës për votimin e ligjit të Gjykatës së Kosovës në Hagë. Ligj i cili, në realitet ka norma dhe standarde të papranueshme, në raport me të drejtën ndërkombëtare. Edhe njëherë, dënoj këtë vizitë si një akt hipokrizie të një armiku të egër që Kosova pati në Tiranë, njëlloj me Enver Hoxhën, nga viti 2013 gjer sot. Shpreh bindjen se, ish-udhëheqësit politikë të Kosovës në Hagë kanë kontribute palcore në mbrojtjen e mijëra mijëra jetëve të qytetarëve të Kosovës nga gjenocidi serb. Kanë kontribute shumë të rëndësishme në mbrojtjen e qindra qindra jetëve të qytetarëve serb në Kosovë, nga hakmarrja për shkak të angazhimit të tyre në plojën e tmerrshme anti-shqiptare.
Iu bëj thirrje gjykatësve në Hagë të gjykojnë mbi bazën e të së drejtës, ligjit dhe të shpallin pafajsinë e udhëheqësve politike në Kosovë”, ka theksuar Berisha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria dhe Kroacia pajtohen për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes, i mohojnë përsëri pretendimet e Serbisë

Shqipëria dhe Kroacia pajtohen për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes, i mohojnë përsëri pretendimet e Serbisë

SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të kokainës, 11 urdhër-arreste dhe 12 milionë euro pasuri të sekuestruara

SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të kokainës, 11 urdhër-arreste dhe 12 milionë euro pasuri të sekuestruara

Rama vizitë në Itali, pritet të takohet me homologen Giorgia Meloni

Rama vizitë në Itali, pritet të takohet me homologen Giorgia Meloni

Hoxha: Vëmendje e veçantë për situatën e shqiptarëve në Serbi

Hoxha: Vëmendje e veçantë për situatën e shqiptarëve në Serbi

Ukshini: Konjufca do të ishte president më i mirë se Osmani

Ukshini: Konjufca do të ishte president më i mirë se Osmani

Spahiu: Kurti po ul “pazarin” për presidentin, opozita s’ka interes për bashkëqeverisje

Spahiu: Kurti po ul “pazarin” për presidentin, opozita s’ka interes për bashkëqeverisje

“Ma kanë drejtu atë kondakun jam rrëzu jam alivanosë”, rrëfim nga Skenderaj për të bëmat e Dejan Peleviq që u arrestua për krime lufte

“Ma kanë drejtu atë kondakun jam rrëzu jam alivanosë”, rrëfim nga Skenderaj për të bëmat e Dejan Peleviq që u arrestua për krime lufte

Bayern fiton finalen e parakohshme, eliminon Realin

Bayern fiton finalen e parakohshme, eliminon Realin

Arsenali mbron nderin e anglezëve në Ligën e Kampionëve

Arsenali mbron nderin e anglezëve në Ligën e Kampionëve

Emisioni “Info Nata” 15.04.2026

Emisioni “Info Nata” 15.04.2026

Policia Kufitare ndalon kontrabandën me shpezë në magjistralen Preshevë–Gjilan

Policia Kufitare ndalon kontrabandën me shpezë në magjistralen Preshevë–Gjilan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën