Presidenti amerikan Donald J. Trump ka thënë se vendet anëtare të Bordit të Paqes kanë premtuar 5 miliardë dollarë ndihim për Gazën.
Ai këtë e ka bërë të ditur në një postim në Truth Social, ku edhe ka njoftuar se takimi i anëtarëve të Bordit të Paqes do të mbahet më 19 shkurt.
“Më 19 shkurt 2026, unë do të bashkohem sërish me Anëtarët e Bordit të Paqes në Institutin Donald J. Trump të Paqes në Uashington, D.C., ku do të njoftojmë se Shtetet Anëtare kanë premtuar më shumë se 5 MILIARDË DOLLARË për përpjekjet humanitare dhe të rindërtimit në Gaza, dhe janë angazhuar me mijëra personel në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe Policinë Lokale për të ruajtur Sigurinë dhe Paqen për banorët e Gazës. Shumë e rëndësishme, Hamasi duhet të respektojë angazhimin e tij për Çmilitarizim të Plotë dhe të Menjëhershëm. Bordi i Paqes do të dëshmohet si Trupi Ndërkombëtar më me ndikim në Histori, dhe është nderi im të shërbej si Kryetar i tij”, ka shkruar Trump.
Pjesë e Bordit të Paqes është edhe Kosova. Presidentja, Vjosa Osmani kishte nënshkruar vendimin javë më parë në emër të Kosovës.
Qeveria e Kosovës më 31 janar të vitit 2025 kishte ndarë gjysmë milioni euro në ndihmë për Gazën.




