Në një konferencë për media, shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri tha se mazhoranca dhe VV po gjejnë metoda të ndryshme në Kuvend, për ta penguar votimin e projektligjit.
“Në mënyrë të paprecedentë sot është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe thuhet do të vazhdojë nesër. Kjo është e papranueshme”, tha ai.
Ndërsa, deputeti Bekim Haxhiu si iniciues i kësaj nisme ligjore, tha se në fillim pati një optimizëm për votim, por disa deputetë kanë presion nga Qeveria./kp