TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi reagon pas mbetjes jashtë Qeverisë Kurti 3, falënderon Kurtin për mundësinë

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Bislimi reagon pas mbetjes jashtë Qeverisë Kurti 3, falënderon Kurtin për mundësinë

Ish-zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar publikisht pasi nuk është përfshirë në përbërjen e ekzekutivit të ri në Qeverinë Kurti 3.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për mundësinë që i është dhënë gjatë mandatit të kaluar, duke theksuar se ka bërë më të mirën në ushtrimin e detyrës së tij.

Ai ka përmendur disa nga të arriturat gjatë kohës sa ishte pjesë e ekzekutivit, përfshirë liberalizimin e vizave, avancimin në zbatimin e reformave të agjendës evropiane dhe aplikimin për anëtarësim, si dhe zhvillimin e politikave që, sipas tij, kanë sjellë gjithëpërfshirje, barazi dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.

Bislimi ka theksuar gjithashtu rolin e tij në përfaqësimin e Kosovës në dialogun në Bruksel, duke thënë se ka mbrojtur interesat e shtetit dhe ka prezantuar Kosovën si palë në këtë proces.

“Liberalizimi i vizave, avancimi në zbatimin e reformave të agjendës evropiane dhe aplikimi për anëtarësim, zhvillimi dhe politikat që sollën gjjithëpërfshirje, barazi dhe ritëm të qëndrueshëm të rritjes ekonomike dhe përfaqësimi i Kosovës në dialogun në Bruksel, për të mbrojtur interesat e shtetit tonë dhe prezantuar Kosovën si palë në këtë proces. Këto ishin disa prej të arriturave dhe punëve që i shtyem përpara dhe realizuam gjatë mandatit të kaluar. Mirënjohje të thellë për Kryeministrin Kurti, për mundësinë e dhënë që të kontribuoj në këto procese të rëndësishme. Falënderoj kolegët nga kabineti qeveritar e gjithashtu edhe ekipin tim që më ka shoqëruar në këto 5 vite, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe rrugëtimin e përbashkët që na ka përcjellë mes sfidash dhe suksesesh të shumta. Këtë mandat e kemi bërë më të mirën”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, Bislimi është shprehur se mandati i ri qeveritar do të jetë edhe më i suksesshëm, me më shumë përgjegjësi dhe besim nga qytetarët, si dhe me të arritura të reja në progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndryshe, postin e zëvendëskryeministrit të parë në Qeverinë Kurti 3 për katër vitet e ardhshme do ta mbajë Glauk Konjufca./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

SPAK njoftim zyrtar: Belinda Ballukut i sekuestrohet vila në Green Coast, e përfitoi me korrupsion

SPAK njoftim zyrtar: Belinda Ballukut i sekuestrohet vila në Green Coast, e përfitoi me korrupsion

Vetëvendosje s’i do nënkryetar të Kuvendit Vlora Çitakun e Kujtim Shalën

Vetëvendosje s’i do nënkryetar të Kuvendit Vlora Çitakun e Kujtim Shalën

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Pesë vetura përfshihen nga zjarri në Prizren, Policia identifikon një të dyshuar

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

​Deputeti Hoti reagon për zhvillimet e sotme në Kuvend

SPAK njoftim zyrtar: Belinda Ballukut i sekuestrohet vila në Green Coast, e përfitoi me korrupsion

SPAK njoftim zyrtar: Belinda Ballukut i sekuestrohet vila në Green Coast, e përfitoi me korrupsion

Vetëvendosje s’i do nënkryetar të Kuvendit Vlora Çitakun e Kujtim Shalën

Vetëvendosje s’i do nënkryetar të Kuvendit Vlora Çitakun e Kujtim Shalën

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Pesë vetura përfshihen nga zjarri në Prizren, Policia identifikon një të dyshuar

Drita “fiket” në Drenas

Drita “fiket” në Drenas

Qeveria suedeze ofron pagesa për emigrantët që pranojnë të largohen nga vendi

Qeveria suedeze ofron pagesa për emigrantët që pranojnë të largohen nga vendi

Dy persona vriten nga sulmi me dronë rusë në kufirin Ukrainë-Moldavi, thonë zyrtarët

Dy persona vriten nga sulmi me dronë rusë në kufirin Ukrainë-Moldavi, thonë zyrtarët

“Ditari”- 09.09.2026

“Ditari”- 09.09.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën