TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti për ministrat e rinj: Ky kabinet i ka të gjitha parakushtet që të jetë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Kurti për ministrat e rinj: Ky kabinet i ka të gjitha parakushtet që të jetë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e parë të Qeverisë “Kurti 3” të enjten, duke theksuar se kabineti i zgjedhur prej tij ka potencialin të jetë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës.

Ai u tha ministrave se shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve është privilegj dhe përgjegjësi që duhet ushtruar me nder dhe përkushtim.

“Shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve me nder dhe përkushtim është privilegji që e keni dhe që do ta gëzoni nga ulëset. Mësimet që kemi nxjerrë nga mandati i kaluar dhe përvojën që kemi fituar, së bashku me ekspertizën dhe dijet tuaja profesionale, më bëjnë të besoj se ky kabinet i ka parakushtet të jetë kabineti më i suksesshëm në historinë e re të Kosovës, që shumë shpejt i mbush 18 vjet”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri shtoi se pritjet e qytetarëve ndaj Qeverisë janë të larta dhe përbëjnë standardin që vetë ekzekutivi ka vendosur gjatë mandatit të kaluar.

“Pritjet që qytetarët kanë nga ne janë dëshmi e vetë standardit që e kemi vendosur ne dhe që duhet ta nderojmë e ta përmbushim”, theksoi ai.

Kabineti i ri:

-Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca;

-Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla;

-Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka;

-Ministër i Financave, Hekuran Murati;

-Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti;

-Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,

-Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,

-Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu;

-Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia;

-Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku;

-Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci;

-Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi;

-Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani;

-Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli;

-Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja;

-Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha;

-Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari;

-Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli;

-Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq;

-Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri.

Në rend dite gjatë mbledhjes ishin shqyrtimi i Projektbuxhetit për vitin 2026 dhe pesë marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë:

  • Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje.
  • Marrëveshjet e financimit dhe kredive me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Bashkimin Evropian për projektet e politikave zhvillimore, efektivitetin fiskal dhe rritjen e gjelbër.
  • Projektet KOMPAS dhe Edukimi në Fëmijërinë e Hershme, që synojnë forcimin e sistemit të shëndetësisë dhe investimin në kapitalin njerëzor të Kosovës.

Mbledhja e sotme shënon fillimin e punës operative të kabinetit të ri, ndërsa Kryeministri Kurti ka paralajmëruar se do të riprocedohet edhe Projektbuxheti për vitin 2026 në Kuvend.

Tags: albin kurtimbledhja e Qeveriseqeveria kurti 3Teve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dixon: SHIK-u u krijua pas lufte, ZPS s’ka prova që Veseli ishte shef i kësaj strukture më 1999

Dixon: SHIK-u u krijua pas lufte, ZPS s’ka prova që Veseli ishte shef i kësaj strukture më 1999

Osmani apo një pjesëtar i familjes Jashari për president? – Deklarohet Murati

Osmani apo një pjesëtar i familjes Jashari për president? – Deklarohet Murati

Aprovohet propozimi i mbrojtjes për dëgjimin e dy dëshmitareve në gjykimin për krime lufte ndaj Jusuf Shujak

Aprovohet propozimi i mbrojtjes për dëgjimin e dy dëshmitareve në gjykimin për krime lufte ndaj Jusuf Shujak

Gërvalla nis mandatin si ministre e Drejtësisë, takohet me diplomatë gjermanë

Gërvalla nis mandatin si ministre e Drejtësisë, takohet me diplomatë gjermanë

Skitarja Kiana Kryeziu, nis sot garën në Olimpiadën Dimërore

Skitarja Kryeziu nuk përfundon garën e parë, del nga shtegu

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, e pret Sllovakinë në Prizren

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, e pret Sllovakinë në Prizren

Dixon: SHIK-u u krijua pas lufte, ZPS s’ka prova që Veseli ishte shef i kësaj strukture më 1999

Dixon: SHIK-u u krijua pas lufte, ZPS s’ka prova që Veseli ishte shef i kësaj strukture më 1999

Italia konfirmon se nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të propozuar nga Trump

Italia konfirmon se nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të propozuar nga Trump

Osmani apo një pjesëtar i familjes Jashari për president? – Deklarohet Murati

Osmani apo një pjesëtar i familjes Jashari për president? – Deklarohet Murati

Të paktën 21 viktima nga përmbysja e një trageti në lumin Nil në Sudanin verior

Të paktën 21 viktima nga përmbysja e një trageti në lumin Nil në Sudanin verior

Aprovohet propozimi i mbrojtjes për dëgjimin e dy dëshmitareve në gjykimin për krime lufte ndaj Jusuf Shujak

Aprovohet propozimi i mbrojtjes për dëgjimin e dy dëshmitareve në gjykimin për krime lufte ndaj Jusuf Shujak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën