TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një vit pritje, Kosova më në fund me institucione të reja

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Një vit pritje, Kosova më në fund me institucione të reja

Pas gati një viti bllokade institucionale, Kosova ka arritur më në fund të konstituojë institucionet e reja. Mbrëmjen e djeshme, Kuvendi i Kosovës u konstitua zyrtarisht dhe në krye të tij u zgjodh Albulena Haxhiu, ndërsa më pas u votua edhe Qeveria e re me kryeministër Albin Kurtin.

Me 66 vota pro, Albulena Haxhiu mori drejtimin e Kuvendit. Në fjalimin e saj të parë si kryeparlamentare, ajo premtoi angazhim me ndershmëri dhe vizion në shërbim të Republikës, duke theksuar se Kuvendi do të funksionojë me dinjitet, transparencë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën. Haxhiu përmendi edhe luftën e UÇK-së dhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të saj në Hagë, duke shprehur pritjen që ata të kthehen sa më parë pranë familjeve të tyre dhe duke bërë thirrje për unitet në çështjet me interes kombëtar.

Pas zgjedhjes së saj, Kuvendi votoi në pako nënkryetarët: Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Emilija Rexhepi dhe Slavko Simiq, të cilët morën 104 vota pro.

Rreth dy orë më vonë, deputetët u mblodhën sërish për votimin e Qeverisë së re. Kryeministri Albin Kurti, në paraqitjen e programit qeverisës dhe kabinetit të tij, foli fillimisht për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar kërkesën e Prokurorisë për dënime të rënda si të padrejtë dhe në kundërshtim me kontekstin historik të luftës çlirimtare. Ai theksoi se krimet kundër njerëzimit në Kosovë janë kryer nga regjimi i Millosheviqit dhe se barazimi i UÇK-së me atë regjim është i papranueshëm.

Në planin qeverisës, Kurti paralajmëroi investime prej 1 miliard eurosh në mbrojtje gjatë katër viteve të ardhshme, përfshirë funksionalizimin e fabrikës së municionit dhe zhvillimin e industrisë ushtarake vendore, me synimin për prodhimin e dronëve luftarakë “Made in Kosova”.

Ai theksoi gjithashtu se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të vazhdojë përmes dialogut konstruktiv dhe zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, duke e cilësuar atë si raport mes dy shteteve sovrane.

Më pas prezantoi Kabinetin Qeveritar:

Glauk Konjufca – Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm;

Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë;

Fikrim Damka – Zëvendëskryeministri i tretë për Çështje të Pakicave;

Hekuran Murati – Ministër i Financave;

Andin Hoti – Ministër për Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare;

Ejup Maqedonci – Ministër i Mbrojtjes;

Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme;

Lulzon Jaxhiu – Administratës Publike dhe Digjitalizimit;

Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë;

Hajrulla Çeku – Ministër i Arsimit dhe Shkencës;

Saranda Bogujevci – Ministër i Kulturës dhe Turizmit;

Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë;

Elbert Krasniqi – Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal;

Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;

Armend Muja – Ministër i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;

Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit;

Mimoza Kusari – Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane;

Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë;

Nenad Rashiq – Ministër për Komunitete dhe Kthim;

Rasim Demiri – Ministër për Zhvillim Rajonal.

Pas prezantimit të kabinetit qeveritar, reagimet e opozitës ishin të ndryshme. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, njoftoi se partia e tij do të propozojë një rezolutë për garantimin e një procesi të drejtë dhe të paanshëm për ish-drejtuesit e UÇK-së, duke theksuar se do të mbështesin çdo iniciativë në interes të qytetarëve, por pa bërë kompromis me interesin shtetëror dhe rrugëtimin euroatlantik.

Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shprehu gatishmëri për bashkëpunim institucional në tema që tejkalojnë aritmetikën parlamentare, duke theksuar rëndësinë e kulturës demokratike dhe kontrollit të pushtetit.

Lista Serbe, përmes deputetit Igor Simiq, deklaroi se nuk do ta mbështesë Qeverinë e re dhe shprehu kundërshtime ndaj emërimit të Nenad Rashiq si ministër për Komunitete dhe Kthim. Ndërkohë, AAK kritikoi përbërjen dhe numrin e ministrive, duke e cilësuar si zgjerim partiak të pushtetit.

Në fund, Qeveria Kurti 3 u votua me 66 vota pro dhe 49 kundër. Kryeministri dhe ministrat u betuan nën tingujt e Himnit të Kosovës, ndërsa Kuvendi mbylli punimet, duke shënuar nisjen e një kapitulli të ri institucional në vend.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Nga nesër mund t’i fillojmë kontaktet e diskutimet me partitë për çështjen e Presidentit

Kurti: Nga nesër mund t’i fillojmë kontaktet e diskutimet me partitë për çështjen e Presidentit

Kurti për ministrat e rinj: Ky kabinet i ka të gjitha parakushtet që të jetë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës

Kurti për ministrat e rinj: Ky kabinet i ka të gjitha parakushtet që të jetë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Sa deputetë për herë të parë janë pjesë e Kuvendit dhe cilët janë ata?

A i ka LVV votat për Konjufcën? Kusari-Lila: Jemi përpjekur t’i sigurojmë

Kusari-Lila publikon një video nga zyra e saj e vjetër si shefe e grupit parlamentar

Kurti: Nga nesër mund t’i fillojmë kontaktet e diskutimet me partitë për çështjen e Presidentit

Kurti: Nga nesër mund t’i fillojmë kontaktet e diskutimet me partitë për çështjen e Presidentit

Hyrja falas në stadium për ndeshjen e Kupës, Gjilani – Liria

Hyrja falas në stadium për ndeshjen e Kupës, Gjilani – Liria

Kurti për ministrat e rinj: Ky kabinet i ka të gjitha parakushtet që të jetë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës

Kurti për ministrat e rinj: Ky kabinet i ka të gjitha parakushtet që të jetë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës

Thomas Tuchel do të mbetet trajner i Anglisë deri në vitin 2028

Thomas Tuchel do të mbetet trajner i Anglisë deri në vitin 2028

Futbollistja amerikane vjen për të luajtur në Kosovë, firmos me klubin e KFF Mitrovicës

Futbollistja amerikane vjen për të luajtur në Kosovë, firmos me klubin e KFF Mitrovicës

Skitarja Kiana Kryeziu, nis sot garën në Olimpiadën Dimërore

Skitarja Kiana Kryeziu, nis sot garën në Olimpiadën Dimërore

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Sa deputetë për herë të parë janë pjesë e Kuvendit dhe cilët janë ata?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën