TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AGK: Raporti i BE-së evidenton gjuhën e ashpër të Kurtit ndaj mediave dhe 35 rastet e sulmeve e kërcënimeve ndaj gazetarëve

by Tëvë1
12 minuta ago
0
A A
AGK dënon përcjelljen dhe kërcënimin ndaj ekipit të Tëvë1 në Zveçan

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, duke vlerësuar se gjetjet e tij pasqyrojnë presionet dhe vështirësitë me të cilat përballen gazetarët dhe mediat në vend.

Përmes një komunikate, AGK-ja ka theksuar se raporti evidenton mungesën e përparimit në fushën e lirisë së medias dhe shprehjes, ndërsa si shqetësim të veçantë ka veçuar gjuhën e ashpër të përdorur nga zyrtarë të lartë qeveritarë ndaj gazetarëve, përfshirë kryeministrin Albin Kurti.

Në raportin e Komisionit Evropian përmenden gjithsej 35 raste të sulmeve fizike dhe verbale, si dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve gjatë periudhës së raportimit. Ndonëse numri paraqet rënie krahasuar me vitin paraprak, raporti evidenton edhe pengimin e punës së gazetarëve nga zyrtarët e sigurisë, akuzat dhe retorikën e ashpër të zyrtarëve të lartë ndaj mediave.

“Gjatë periudhës së raportimit janë regjistruar 35 raste të sulmeve fizike dhe verbale apo të kërcënimeve ndaj gazetarëve, një rënie e konsiderueshme krahasuar me vitin paraprak. Sulmet përfshinin pengimin e punës së gazetarëve nga zyrtarët e sigurisë, si dhe akuzat dhe gjuhën e ashpër të përdorur nga zyrtarë të lartë qeveritarë (përfshirë Kryeministrin) ndaj gazetarëve dhe mediave”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.

Po ashtu, në raport u bëhet thirrje zyrtarëve publikë që të përmbahen nga deklaratat që shënjestrojnë ose diskreditojnë gazetarët, ndërsa kërkohet që sulmet dhe frikësimet ndaj tyre të dënohen.

Raporti përmend edhe raste të tjera shqetësuese, përfshirë arrestimin dhe mbajtjen për një kohë të shkurtër në paraburgim të një kameramani nga Policia e Kosovës, si dhe ndalimin e së paku katër personave të dyshuar për kërcënimin e gazetarëve. Gjithashtu, evidentohen rastet e ngacmimit në internet dhe shpërndarjes së të dhënave personale të gazetarëve.

AGK-ja ka vlerësuar se raporti paraqet një pasqyrim të situatës së vështirë në të cilën zhvillohet gazetaria në Kosovë, duke kërkuar ndaljen e sulmeve dhe respektimin e punës së gazetarëve në shërbim të interesit publik.

“AGK-ja e sheh këtë raport si pasqyrim real të ambientit të rëndë të të bërit gazetari në Kosovë dhe bën sërish thirrje për ndalimin e sulmeve në drejtim të gazetarëve dhe respektimin e punës së tyre në interes të publikut”, thuhet në komunikatë.

Ndër rekomandimet kryesore të Komisionit Evropian për Kosovën janë forcimi i kapaciteteve të prokurorisë, gjyqësorit dhe organeve të zbatimit të ligjit për trajtimin e rasteve të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, organizimi i trajnimeve për sigurinë e tyre dhe krijimi i mekanizmave të paralajmërimit të hershëm dhe reagimit të shpejtë.

Po ashtu, kërkohet miratimi i një ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, si dhe rishikimi i Ligjit për Radio Televizionin e Kosovës, me qëllim sigurimin e financimit të qëndrueshëm dhe ruajtjen e pavarësisë së transmetuesit publik.

Komisioni Evropian ka vlerësuar se rekomandimet e vitit të kaluar janë zbatuar vetëm pjesërisht dhe se shumica e tyre mbeten ende të vlefshme.

Tags: AGKBETeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kurti në DOKUTECH: Mbi 2,500 biznese të teknologjisë ofrojnë shërbime në Kosovë dhe jashtë saj

​Kurti në DOKUTECH: Mbi 2,500 biznese të teknologjisë ofrojnë shërbime në Kosovë dhe jashtë saj

Arrestohet një person pasi shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren

Policia konfiskon një armë zjarri në Skenderaj

Rasti “Capat-Sekiraqat”, të akuzuarit para Gjykatës, vazhdon administrimi i provave për vrasjen e Premtim Gashit

Rasti “Capat-Sekiraqat”, të akuzuarit para Gjykatës, vazhdon administrimi i provave për vrasjen e Premtim Gashit

Diplomojnë në Gjermani kadetët e FSK-së, Maqedonci: Do t’i bashkohen oficerëve të Ushtrisë së Kosovës

Diplomojnë në Gjermani kadetët e FSK-së, Maqedonci: Do t’i bashkohen oficerëve të Ushtrisë së Kosovës

Zyrtare: Ndeshja Bjellorusi – Shqipëri do të zhvillohet pa tifozë

Zyrtare: Ndeshja Bjellorusi – Shqipëri do të zhvillohet pa tifozë

​Kurti në DOKUTECH: Mbi 2,500 biznese të teknologjisë ofrojnë shërbime në Kosovë dhe jashtë saj

​Kurti në DOKUTECH: Mbi 2,500 biznese të teknologjisë ofrojnë shërbime në Kosovë dhe jashtë saj

AGK dënon përcjelljen dhe kërcënimin ndaj ekipit të Tëvë1 në Zveçan

AGK: Raporti i BE-së evidenton gjuhën e ashpër të Kurtit ndaj mediave dhe 35 rastet e sulmeve e kërcënimeve ndaj gazetarëve

Pse nuk rekomandohet të lini gotat përmbys pasi të keni larë enët?

Pse nuk rekomandohet të lini gotat përmbys pasi të keni larë enët?

YouTube po përgatit një rrjet të ri social

YouTube po përgatit një rrjet të ri social

P.Diddy mund të lirohet më herët nga burgu, zbulohet data e re

P.Diddy mund të lirohet më herët nga burgu, zbulohet data e re

Foda fton Kamberin te Kosova për Ligën e Kombeve

Foda fton Kamberin te Kosova për Ligën e Kombeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën