TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ushtarët e Kosovës në Gaza? – Detaje rreth pjesëmarrjes së FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizues

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të marrin pjesë në një mision paqeruajtës në Gaza. Bëhet fjalë për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, e për të cilën ka folur edhe Ministri në detyrë i Mbrojtjes. Detaje për rëndësinë e pjesëmarrjes së FSK-së në këtë forcë, sjellë kronika në vazhdim.

by Doresa Geci
3 orë ago
0 0
A A

Është në gjendje lufte, nga tetori i vitit 2023.

Kjo bëri që pas vetëm dy viteve, Gaza ta ketë këtë pamje.

Por, shpresat që paqja të kthehet enklavën palestineze, po rritën.

Kjo meqë një Forcë Ndërkombëtare Stabilizuese pritet që të vendoset këtu.

E gjithë kjo buron nga plani 20-pikësh i presidentit amerikan, Donald Trump, për Gazën.

E pjesë e kësaj, pritet te jetë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Për këtë në Tëvë1, foli edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Me datën 11 dhjetor poashtu kam pranuar nga kryeministri Albin Kurti, aprovimin që të marrin pjesë me qëllimin që të kontribuojmë në krijimin e kësaj Force Stabilizuese qysh në faza të para të formësimit të saj dhe për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që përmes saj ne po angazhojmë FSK-në, si pjesë e proceseve, si pjesë e operacioneve ndërkombëtare, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë dhe me veçanta dhe mendoj rëndësia strategjike e pjesëmarrjes sonë atje lidhet edhe me faktin që Kosova po bëhet pjesë e një organizmi i cili po themelohet duke i referuar një rezolute e që është rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ende pa qenë Kosova pjesë e OKB-së”, ka thënë Maqedonci.

Se pjesëmarrja e Kosovës si forcë paqeruajtëse është e rëndësishme e thotë edhe ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastati.

“FSK ka një eksperiencë dhe janë të përgatitur jashtëzakonisht. Çdo herë që ka marrë janë kthyer me suksese të mira me suksese të jashtëzakonshme dhe kjo edhe Kosovën edhe neve si ish pjesëtarë por edhe pjesëtarë do të bënte që të ndihen mirë, që të ndihen jashtëzakonisht të motivuar  dhe të marrin pjesë krahë për krah me forca të tjera të armatosura, qoftë në ruajtjen e paqes, qoftë në rindërtimin e atij vendi dhe unë mendoj që FSK do ta përmbush këtë mision me rezultatin maksimal”, ka thënë Kastrati.

Por sa do te jetë sfiduese për ushtarët e Kosovës përfshirja në një mision të tillë?

“Që do të jetë sfiduese normalisht që do të jetë, pasi janë rrethana që janë krejtësisht ndryshe nga ato që mbretërojnë tani këtu, atje kemi një zonë lufte, ku po tentohet të arrihet një paqe dhe ka shumë probleme përveç rrezikut që është permanent, ka edhe sfida për mbajtjen e rëndit, rregullit dhe qetësisë,krijimin e paqes atje. Kështu që FSK do te këtë shumë  punë dhe angazhime por e gjitha kjo pa marrë parasysh vështirësive sjellë një përvojë të re dhe një sfidë për pjesëtar të FSK-së të cilët do ta kuptojnë se cila është pjesa reale në të cilën ata përgatiten  vazhdimësi në kohë paqe”, theksoj Geci.

Detaje për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese, që ka mandat të Kombeve të Bashkuara, nuk janë bërë publike, por besohet që do të ketë për detyrë ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën