TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Marrëveshja për energjinë, zbatimi në favor të Kosovës dhe sistemit energjetik 

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kjo është përmbajtja e marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova dhe Serbia, kanë miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të energjisë.

Palët patën nënshkruar një marrëveshje për çështjen e energjisë qysh në shtator të vitit 2013. Më pas në muajin gusht të vitit 2015 marrëveshja e parë ishte konfirmuar, po ashtu në Bruksel.

Këto dy marrëveshje, që nga kjo e martë, kanë edhe Udhërrëfyesin e zbatimit të nënshkruar nga delegacionet e Kosovës dhe Serbisë.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për tëvë1, ka thënë se ky dokument është i ngjashëm me atë të viti 2015, që e nënshkroi sa ishte në krye të ekzekutivit.

“Në esencë po implementohet marrëveshja e vitit 2015, siç shihet edhe në preambulë të dokumentit. Të vetmet risi janë te caktimi i datave për veprimet për implementim”, tha Mustafa.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se kjo marrëveshje është e mirë, pasi kompania Serbe që do të licencohet, do të veprojë nën direktivat e Republikës së Kosovës.

“Kjo kompani ka të drejtë të blej edhe në tregun e përbashkët do të thotë të energjisë elektrike që mund të jetë edhe jashtë Republikës së Kosovës. Sidoqoftë në parim mund të themi që është një marrëveshje e mirë,  e cila edhe pjesën e energjetikës njëfarë mënyre e inkuadron apo e shtrin sovranitetin edhe në pjesën Veriore të Republikës së Kosovës, sepse e njëjta në bazë të marrëveshjes së vitit 2013, por edhe në bazë të këtij udhërrëfyesi që sot u nënshkrua do të operojnë nënë autoritetin e Institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa

Gjatë viteve 2013 e 2015 Lëvizja Vetëvendosje ishte partia opozitare që në vazhdimësi e kishte kritikuar marrëveshjen për energjinë, por tani ka një qasje disi tjetër. Për këtë gjë ka dhënë një shpjegim shefja e grupit parlamentar Mimoza Kusari, në emisionin ResPublika në tëvë1.

…Mu bë pyetje nga gazetarët, thanë që ju keni qenë dikur kundër marrëveshjeve, ndërsa pse tash po i vazhdoni. E para që kontinuiteti i procesit është i pashmangshëm në qeveri dhe e dyta që në sistemi apo në sektorin e energjisë kanë ndodhur disa ndryshime dhe lëvizje tepër të rëndësishme për Kosovën në pavarësimin e sistemit elektro-energjetik, në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në një sistem rregullativ përmes operatorëve të sistemit të transmisionit dhe në anëtarësimin e Kosovës në rrjetin evropian….”, tha Kusari-Lila.

Arritja e kësaj marrëveshje ishte paralajmëruar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, qysh javën e kaluar.

Raporti i gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan

25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tre personave të kërkuar

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tre personave të kërkuar

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku i reagon Hoxhajt: Sipas statutit Konventa thirret brenda 5 ditëve

Rozeta Hajdari mban konferencë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyre në Francë

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyre në Francë

​Shefja e FMN-së në Shqipëri: Ekonomia shqiptare ka rritjen më të shpejtë në Evropë

​Shefja e FMN-së në Shqipëri: Ekonomia shqiptare ka rritjen më të shpejtë në Evropë

Dimal Basha krahasoi rastin Dehari me Millosheviqin, avokati Gjini padit kryeparlamentarin

Dimal Basha krahasoi rastin Dehari me Millosheviqin, avokati Gjini padit kryeparlamentarin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën