TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me sëpatë në Deçan

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një person është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë”, pas një incidenti të rëndë që ka ndodhur në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, ku një person dyshohet se është lënduar rëndë me sëpatë nga një familjar i tij.

Rastin fillimisht e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare rreth orës 15:35.

“Rreth orës 15:35, Stacioni Policor është njoftuar nga QMF se është duke u trajtuar një person i lënduar me mjet të fortë, sëpatë, i cili dyshohet se është lënduar nga një familjar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit. Personi i lënduar është dërguar në emergjencën e Pejës për shkak të lëndimeve që ka pësuar. Prokurorja e shtetit është njoftuar me rastin dhe ka autorizuar që me rastin të merret sektori i hetimeve rajonale për shkak të peshës së veprës”, ka deklaruar Gashi.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa hetimet janë zhvilluar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë kompetente.

Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Tëvë1 se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë dhe se rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.

“Ka ndodhur një rast i cilësuar si vrasje në tentativë në komunën e Deçanit. Viktima është jashtë rrezikut për jetë. Prokurorja e krimeve të rënda ka autorizuar Policinë për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka deklaruar Nikçi.

Në një njoftim shtesë, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

“Arrestohet personi i dyshuar për vrasje në tentativë. I njëjti, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Tags: DeçanPoliciaProkuroria Themelore në PejëTeve1Vrasje
ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujorin e katërt – Ja sa shpenzuan partitë

KQZ publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujorin e katërt – Ja sa shpenzuan partitë

Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipulim të rezultateve zgjedhore në Prizren

Falsifikimi me vota – Ndalohet për 48-orë një kryesuese tjetër në Deçan

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës

KQZ publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujorin e katërt – Ja sa shpenzuan partitë

KQZ publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujorin e katërt – Ja sa shpenzuan partitë

Kosova përfaqësohet me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore

Kosova përfaqësohet me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore

Kosova me gjashtë xhudistë në garën e madhe të Parisit

Kosova me gjashtë xhudistë në garën e madhe të Parisit

Gjenerali i lartë i inteligjencës ruse qëllohet disa herë me armë në Moskë

Gjenerali i lartë i inteligjencës ruse qëllohet disa herë me armë në Moskë

Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Liga e Kombeve, Kosova në vazon e katërt, Shqipëria në të parën para hedhjes së shortit

Liga e Kombeve, Kosova në vazon e katërt, Shqipëria në të parën para hedhjes së shortit

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Oman për programin bërthamor

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Oman për programin bërthamor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën