TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dorëzimi i dosjeve për hetim, Prebreza: Erdhi koha që dikush duhet të marrë përgjegjësi për degradimin e Fushë-Kosovës

by TËVË 1
2 muaj ago
3
A A
Dorëzimi i dosjeve për hetim, Prebreza: Erdhi koha që dikush duhet të marrë përgjegjësi për degradimin e Fushë-Kosovës

Kryetari i Fushë-Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, ka dorëzuar dy ditë më parë mbi 60 dosje për hetim në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.

Sipas tij, këto dosje lidhen me dëmtimin e interesit publik dhe dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë qeverisjes së kaluar.

Në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Prebreza tha se që nga marrja e mandatit janë hasur në “vendime të jashtëligjshme” që janë zbatuar nga strukturat politike më parë.

“Me marrjen e detyrës ne kemi hasur në disa vendime të jashtëligjshme me të cilat është punuar në të kaluarën. Njëra ndër to ka të bëjë me pjesën e ndërtimit të qytetit. Nga Ministria e Infrastrukturës kemi marrë informacione që një vendim i tillë është i jashtëligjshëm e me të cilin kanë punuar me vite të tëra, i njëjti nuk ka kaluar instancat e ligjshmërisë që përcaktohet për qeverisje lokale”, deklaroi ai në Tëvë1.

Prebreza shtoi se dosjet përfshijnë fusha të ndryshme, përfshirë subvencionet, investimet infrastrukturore dhe shërbimet publike.

“Ka dosje në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe fushën e subvencioneve që janë dhënë nga komuna, pastaj në pjesën e investimeve infrastrukturore. Ne edhe më herët e kemi ngritur zërin që investimet, projektet janë të dobëta dhe me shpenzime bajagi të mëdha. Ne si problem e kemi edhe objektet e shërbimeve publike që janë ndërtuar, duke përfshirë, shkolla, shtëpi shëndeti, të cilat janë pa kualitet e që janë ndërtuar me një vlerë të mëdha financiare e që realisht na del se parallogaritje dhe paramanat janë bërë në bazë të interesave të ngushta  edhe qëllimeve për ta dëmtuar buxhetin”, deklaroi ai.

Kreu i komunës tha se pret që hetimet të bëhen në detaje.

“Është koha që dikush të marrë përgjegjësinë për degradimin që ka ndodhur në Fushë-Kosovë”. /teve1.info/

Tags: Fushe KosoveLVVTeve1Valon Prebreza
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtarët amerikanë ftohën për kafe në Ferizaj me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve të NATO-s

Ushtarët amerikanë ftohën për kafe në Ferizaj me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve të NATO-s

Si i tradhtoi Zoran Stankoviq fqinjët shqiptarë me të nisur lufta?

Si i tradhtoi Zoran Stankoviq fqinjët shqiptarë me të nisur lufta?

Haradinajt hapin dyert e kullës për mysafirët

Haradinajt hapin dyert e kullës për mysafirët

“Nato air, just do it”-Slogani që u bë simbol i bombardimeve të NATO-s

“Nato air, just do it”-Slogani që u bë simbol i bombardimeve të NATO-s

Trump: SHBA po negocion me Iranin për dhënien fund të luftës

Trump: SHBA po negocion me Iranin për dhënien fund të luftës

“Këndi i debatit”- 24.03.2026

“Këndi i debatit”- 24.03.2026

Ushtarët amerikanë ftohën për kafe në Ferizaj me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve të NATO-s

Ushtarët amerikanë ftohën për kafe në Ferizaj me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve të NATO-s

Si i tradhtoi Zoran Stankoviq fqinjët shqiptarë me të nisur lufta?

Si i tradhtoi Zoran Stankoviq fqinjët shqiptarë me të nisur lufta?

Haradinajt hapin dyert e kullës për mysafirët

Haradinajt hapin dyert e kullës për mysafirët

“Nato air, just do it”-Slogani që u bë simbol i bombardimeve të NATO-s

“Nato air, just do it”-Slogani që u bë simbol i bombardimeve të NATO-s

Nisin xhirimet e filmit “Zbardhje” nga Kaltrina Krasniqi

Nisin xhirimet e filmit “Zbardhje” nga Kaltrina Krasniqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën