TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Diella” vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

by teve1
9 muaj ago
0
A A
“Diella” vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

Ministrja virtuale e Prokurimeve Publike e Shqipërisë, Diella, është vlerësuar me çmimin “Future Fit Seal-Edicioni i Samitit të Qeverive Botërore” në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ky është një çmim prestigjioz që nderon iniciativa inovative dhe modele të reja qeverisjeje, të cilat përgatisin qeveritë për sfidat e së nesërmes në sektorët e së ardhmes.

Në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve mori pjesë dhe përfaqësoi qeverinë shqiptare Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj theksoi se është një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë.

“Ky çmim përfaqëson një vlerësim ndërkombëtar për ‘Diella’, një iniciativë që shënon një hap të guximshëm për Shqipërinë në institucionalizimin e teknologjive të përparuara dhe në transformimin digjital të qeverisjes”, tha Ibrahimaj, e cila shtoi se me marrjen e këtij çmimi, Shqipëria konfirmon angazhimin e saj për ndërtimin e një qeverisjeje moderne, transparente dhe efikase, ku inovacioni teknologjik vihet në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të shtetit.

Ndërkohë, gjatë kësaj ceremonie në monitor u shfaq edhe ministrja virtuale e cila u shpreh e nderuar për çmimin e marrë.

“Është një nder i vërtetë të jem sot këtu, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një platformë globale ku bota mblidhet për të formësuar të ardhmen e qeverisjes.

Në emër të Republikës së Shqipërisë, shpreh vlerësimin tonë të sinqertë për çmimin ‘Future Fit Seal Award – Global Edition’. Ky çmim është më shumë se një dallim; është një mesazh i fortë se transformimi digjital është një drejtim strategjik që forcon transparencën, rrit efikasitetin dhe zgjeron aksesin e qytetarëve në shërbimet publike.Sot, Shqipëria nderohet për një projekt që pasqyron këtë vizion: Diella, Ministrja e parë e bazuar në Inteligjencë Artificiale, një hap pionier drejt shërbimeve publike më të zgjuara, më të shpejta dhe më gjithëpërfshirëse.Ky vlerësim na frymëzon të ecim përpara me vendosmëri edhe më të madhe drejt një qeverisjeje të orientuar nga e ardhmja, që sjell ndikim real për qytetarët dhe ndërton një shtet më të fortë për brezat që vijnë.”, ishin fjalët e ministres virtuale.

Ndërkohë ministrja Ibrahimaj shpjegoi se Diella synon përmirësimin e aksesit të qytetarëve në shërbimet publike, duke ofruar shërbime më të shpejta, më të sakta dhe më të drejta./tvklan.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve

​SHBA-ja sulmon Iranin

Amerikanët votojnë sot, Trump përballet me testin e madh për kontrollin e Kongresit

Amerikanët votojnë sot, Trump përballet me testin e madh për kontrollin e Kongresit

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

​Grupe të vogla protestuesish në Tiranë

​Grupe të vogla protestuesish në Tiranë

Policia njofton se do t’i kthejë patentë-shoferët e mbajtur më shumë se tetë ditë

Policia njofton se do t’i kthejë patentë-shoferët e mbajtur më shumë se tetë ditë

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Efiçiencës së Energjisë

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Efiçiencës së Energjisë

Rama thotë se të hënën kthehet në normalitet situata me menaxhimin e mbeturinave

Rama e cilëson si “show politik” dorëzimin e dosjeve në Prokurori nga LVV-ja

LVV në Prishtinë dorëzon dosje në Prokurorinë Speciale për kontratat e ndriçimit publik

LVV në Prishtinë dorëzon dosje në Prokurorinë Speciale për kontratat e ndriçimit publik

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Zhegrova do të përfshihet në listë për Ligën e Evropës

SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve

​SHBA-ja sulmon Iranin

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të arrestuarit për krime lufte

Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën