TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Dialogu me Serbinë ka në qendër njohjen e ndërsjellë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kurti: Dialogu me Serbinë ka në qendër njohjen e ndërsjellë

Sipas një  komunikate nga Qeveria e Kosovës, Kurti në takim me përfaqësuesit e disa organizatave joqeveritare të Serbisë foli për të arriturat gjatë vitit të parë të qeverisjes së tij.

“Qeverisja demokratike ka ndikuar në ngritjen për 17 vende të pozitës së Kosovës në indeksin e Transparency International për vitin 2021, po ashtu për 17 vende në indeksin e “World Press Freedom” për liri të shprehjes dhe të mediave. Ndërkaq, sa i përket sundimit të ligjit është radhitur e para në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në indeksin e vitit 2021 të “World Justice Project” dhe është vendi i vetëm në rajon që ka shënuar përmirësim në raportin e Fredoom House”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndër të tjera thuhet se ky stabilitet ka sjellë edhe rritjen e indikatorëve ekonomikë dhe  rritjen ekonomike prej 10,53 për qind, ngritjen e eksporteve për mbi 83 për qind, të investimeve të huaja direkte rreth 22 për qind, rritjen e të hyrave tatimore për 30 për qind, të hyrave doganore për 31 për qind.

Lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti tha se pas ndryshimeve demokratike të 14 shkurtit 2020, ka pësuar ndryshime edhe qasja në dialog. Tani dialogu nuk është i kornizuar në kohë dhe ka në qendër njohjen e ndërsjellë, e jo siç është zhvilluar në të kaluarën me kompromise të vazhdueshme nga Kosova, që bëheshin për të marrë njohjen nga Serbia dhe njohja nuk ndodhi. Nuk ndiqet më politika e transaksioneve sikurse në të kaluarën, por ajo e transformimit me vullnet të lirë, shtoi ai.

Aktivistët e shoqërisë civile u interesuan dhe bënë pyetje për shumë çështje. Sa i përket mospërfshirjes së Kosovës në projektin Ballkani i Hapur, kryeministri Kurti tha se nuk është përkrahës i ideve, që e mbajnë Ballkanin Perëndimor të mbyllur në rrethin e vet apo që e afrojnë më shumë me Rusinë dhe Kinën, por është për projekte që e hapin dhe e lidhin me vlerat e Bashkimit Evropian. Ai theksoi se Kosova mbështetë Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Procesin e Berlinit sipas rregullave të Bashkimit Evropian.

Duke folur për marrëdhëniet midis shqiptarëve e serbëve në Kosovë dhe qasjes së pushtetit qendror ndaj serbëve, kryeministri Kurti tha se komuniteti serb gëzon të drejta dhe liri të garantuara. Ai tha se është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit politikë të serbëve dhe se është i hapur të diskutojë për të gjitha problemet e komunitetit serb në Kosovë, por pengesë kryesore në bashkëpunim paraqesin instrumentalizimi dhe tendencat manipuluese nga politika në Beograd.

Takimi u zhvillua në kuadër të programit të Grupit për Ballkan për “Zgjidhjen e çështjeve bilaterale dhe avancimin e Bashkëpunimit Rajonal në Ballkanin Perëndimor”, i cili parasheh mbajtjen e konferencave dhe aktiviteteve që lidhen me shkëmbimin e vizitave reciproke të shoqërisë civile dhe aktivistëve me peshë në tërë rajonin.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Erik Grondahl./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

“InfoNata” 05.02.2026

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

Djali dyshohet se goditi babain me spëtaë në Deçan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën