TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: Kuvendi do të përcaktojë të ardhmen e LDK-së, do të dalim më të unifikuar dhe më të fortë

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Abdixhiku: Kuvendi do të përcaktojë të ardhmen e LDK-së, do të dalim më të unifikuar dhe më të fortë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se shpreson që Kuvendi i partisë, që do të mbahet sot, të shënohet me maturitet politik dhe diskutime të hapura për të ardhmen e partisë. Ai ka theksuar se ky Kuvend duhet të jetë një shembull i mirë jo vetëm për LDK-në, por edhe për partitë tjera politike në Kosovë.

Para se të hynte në Kuvend, Abdixhiku u shpreh për mediat se synon që kjo ditë të jetë një moment reflektimi dhe maturiteti për partinë.

“Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me diskutime dhe debate të hapura. Le të jetë ky një standard i mirë, i mbarë, jo vetëm për LDK-në, por edhe për partitë tjera politike në vend”, tha ai.

Kryetari Abdixhiku, i cili është nën presion pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka siguruar anëtarët e partisë se Kuvendi do të jetë vendimtar për të ardhmen e LDK-së dhe për procesin e votëbesimit për punën e tij.

“I siguroj të gjithë anëtarësinë e LDK-së se nga kjo ditë do të dalim edhe më të unifikuar, më të fortë, edhe më të gatshëm për të ardhmen e mirë që na pret përpara”, ka shtuar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se Kuvendi i partisë është organi më i lartë dhe ai që do të përcaktojë fatin politik të çdo anëtari dhe të orientimin e partisë për të ardhmen.

“Ky është Kuvendi i LDK-së, organi më i lartë. Ai ka të drejtë të vendosë për gjithçka. Në këtë rrethanë, unë do të kem një fjalim dhe më pas Kuvendi do të vendosë për të ardhmen politike dhe për të secilin”, tha Abdixhiku.

Në lidhje me mundësinë e konfirmimit të tij si kryetar, ai u përgjigj duke theksuar se do të lërë vendimimin për anëtarësinë e partisë, pa asnjë ndikim të jashtëm.

“Kam bërë gjënë më fisnike, që t’ia lë këtë fat anëtarësisë dhe besoj se anëtarësia jonë është e matur, ka përkushtim për LDK-në, nevojat e LDK-së dhe do të marrë vendim të lirë pa asnjë presion politik. Mirësevini në demokraci. Kuvendi është i lirë që të vendosë”, ka thënë ai.

Kuvendi i LDK-së pritet të jetë një moment kyç për të ardhmen e partisë, duke hapur mundësinë për vendime të rëndësishme për strukturën dhe udhëheqjen e saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën