Ministria e Bujqësisë ka njoftuar fermerët se periudha aktuale është më e përshtatshmja për krasitjen e të gjitha llojeve frutore.
Ministria ka rekomanduar që të shfrytëzohet maksimalisht kjo kohë, sepse krasitja e vonuar jep efekte dukshëm më të vogla në zhvillimin dhe prodhimtarinë e pemëve.
“Periudha aktuale është më e përshtatshmja për krasitjen e të gjitha llojeve të pemëve frutore. Ju rekomandojmë që ta shfrytëzoni maksimalisht këtë kohë, sepse krasitja e vonuar jep efekte dukshëm më të vogla në zhvillimin dhe prodhimtarinë e pemëve”, thuhet në njoftim./teve1.info/




