TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Kërkohen investime urgjente në Brezovicë për zhvillimin e sportit

by TËVË 1
3 orë ago
1
A A
​Kërkohen investime urgjente në Brezovicë për zhvillimin e sportit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar zyrtarisht ekipin që do të përfaqësojë vendin në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”. Skitarët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj do të mbajnë flamurin e Kosovës në këtë ngjarje madhore sportive, por suksesi i tyre vjen me një sfond sfidash dhe një apel të fuqishëm për investime në infrastrukturën e sporteve dimërore në vend.

Kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi tha se mungesa e infrastrukturës së nevojshme sportive që nga paslufta po e penalizon zhvillimin e sportistëve në Kosovës, pasi në të kundërtën, sipas tij, në lojëra të tilla Kosova do të përfaqësohej me më shumë skitarë.

“Ata janë të përgatitur, kanë ditë shumë në borë, por kryesisht i kanë nëpër vende të tjera. Edhe gjithë ato mjete financiare kanë shkuar atje, do të thotë për t’u përgatitur këta. Duke e ditur që ne nuk kemi një infrastrukturë të tillë që të ngrisim edhe më lart cilësinë e këtyre sportistëve, edhe patjetër që me infrastrukturën e re që do të na vijë, dashtë Zoti, do të shkojmë edhe me dy, edhe me katër, edhe me gjashtë, edhe me më shumë sportistë, sepse kemi mundësi ta ushtrojmë këtë sport në vendin tonë këtu afër nesh. Kështu që infrastruktura është ajo e cila e ka penalizuar qysh nga mbarimi i luftës edhe deri tani që Kosova të ngecë vetëm me dy sportista. Kështu që nëse na bëhet infrastruktura e mirëfilltë si duhet në Kosovë, atëherë besoj që do të kemi më shumë garues prezent nëpër olimpiadat e radhës”, theksoi Kelmendi.

Këtij apeli iu bashkua edhe presidenti i KOK, Ismet Krasniqi, i cili i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës të ndërmarrë hapa urgjentë për të investuar në Brezovicë, vend ky në të cilin skitarët vendorë edhe do të mund të përgatiteshin, por edhe të zhvilloheshin garat të nivelit të lartë.

“Kiana na përfaqëson me tri disiplina dhe Drini me një. Kështu që Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore Cortina do të jetë në mediat e gjithë botës për katër ditë radhazi. Kjo është besoj një impakt shumë i mirë për vendin tonë, për qeverinë tonë, për vendin tonë si një shtet i ri që ka shumë nevojë për promovim të tillë. E kjo po bëhet më së miri përmes sportit…edhe e ftoj Qeverinë e Kosovës që me hapa urgjentë të ndërmerr masa që Brezovica, një aset shumë i madh i Kosovës, mos të lihet anash. Kemi nevojë për këtë vend që të investohet në infrastrukturë sportive. Jo vetëm për garuesit tanë, por pse jo të vijnë edhe nga rajoni të bëjnë gara dhe të ushtrojnë në atë vend, që mos të çojmë paratë në vende të tjera kur e kemi vendin tonë këtu brenda në Kosovë”, deklaroi Krasniqi për KP.

Paraqitja e Kosovës me dy atletë në “Milano Cortina 2026” konsiderohet një sukses i madh, derisa po kërkohet që talenti dhe sakrifica e sportistëve të mbështeten nga një vizion strategjik dhe investime konkrete shtetërore për të garantuar një të ardhme të ndritur për sportet dimërore në Kosovë.

Tags: brezovicasportiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Asllani flet pas debutimit te Torino

Asllani nuk largohet nga Italia

Përfundon verifikimi i votave në 17 komuna

Rinumërohen mbi 70% e votave, 25 komuna përmbyllin procesin

​Merret vendim – Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1 mijë euro

​Merret vendim – Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1 mijë euro

Protestat e transportuesve po rrezikojnë tregtinë, OEK i bën thirrje BE-së për ndërhyrje

Protestat e transportuesve po rrezikojnë tregtinë, OEK i bën thirrje BE-së për ndërhyrje

Katër persona të vdekur si pasojë e një zjarri në një fabrikë në Greqi

Katër persona të vdekur si pasojë e një zjarri në një fabrikë në Greqi

Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Gaza, në shkeljen e fundit të një marrëveshjeje armëpushimi

Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Gaza, në shkeljen e fundit të një marrëveshjeje armëpushimi

Asllani flet pas debutimit te Torino

Asllani nuk largohet nga Italia

Përfundon verifikimi i votave në 17 komuna

Rinumërohen mbi 70% e votave, 25 komuna përmbyllin procesin

Grupi paramilitar irakian zotohet se do i dal në ndihmë Iranit në rast të ndonjë sulmi nga SHBA-ja

Grupi paramilitar irakian zotohet se do i dal në ndihmë Iranit në rast të ndonjë sulmi nga SHBA-ja

​Merret vendim – Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1 mijë euro

​Merret vendim – Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1 mijë euro

Protestat e transportuesve po rrezikojnë tregtinë, OEK i bën thirrje BE-së për ndërhyrje

Protestat e transportuesve po rrezikojnë tregtinë, OEK i bën thirrje BE-së për ndërhyrje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën