TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kur pritet të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare?

Fundi i janarit do të sjellë edhe fundin e rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur që në javën në vazhdim pritet të bëhet përfundimi i këtij procesi. Kurse profesori universitar, Mazllum Barliu kërkon që ky proces të përfundohet sa më shpejtë madje nëse është nevoja të shtohet edhe stafi.

by Doresa Geci
2 muaj ago
1 0
A A

Kanë kaluar gati afër një muaj që nga mbajta e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Por ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave.

Kjo pasi KQZ-ja vendosi që të gjitha vendvotimet të rinumërohen, pasi u evidentuan mijëra vota të keqregjistruara për kandidatët.

Por kur pritet që të përfundoj i gjithë procesi i rinumërimit?

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u përpjekur maksimalisht që të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë rinumërimin e të gjitha vendvotimeve të mbetura, në mënyrë që të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. KQZ planifikon që procesi i rinumërimit të të gjitha vendvotimeve të përmbyllet gjatë javës në vazhdim dhe kjo do të jap mundësi KQZ-së të shpall rezultatin përfundimtar”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar hapat e mëtutjeshme deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Pas përfundimit të rinumërimit, KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Ashtu siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do te mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme. Natyrisht procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet te presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se te procedojë me certifikimin rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, tregoi ai.

Certifikimi i rezultateve i hap rrugë edhe formimi të institucioneve.

Prandaj, profesori universitar, Mazllum Baraliut , kërkon që ky proces të përfundohet sa më parë.

“Sa më parë, myqe Komisioni Qendror Zgjedhor thjesht me keqardhje  ka një përgjegjësi serioze me këtë lejim të këtij defekti të kësaj papërgjegjësi të abuzimit me votat nëpër komuna të ndryshme, mendoj që duhet ta shtoj numrin e numëruesve në QNR dhe të bëhet sa më parë, pra nuk ka nevojë 12-13 ditë e as më shumë se kaq por shumë më pak se kaq në mënyrë që të kryhet sa më shpejt ky proces të bëhet shpallja e rezultateve të bëhet  certifikimi i tyre dhe të caktohet seanca e Kuvendit”.

Për çështjen e manipulimit të votave, Prokuroria Themelore e Prizrenit madje ka nisur hetimet, ku të premten janë intervistuar mbi 100 personat të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

Mjekja shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së

Gjyqi për Liridona Ademajn, Kushtrim Kokalla:Nuk isha i vetmi që dija për problemet mes Naim Murselit dhe Liridonës

Gjyqi për Liridona Ademajn, Kushtrim Kokalla:Nuk isha i vetmi që dija për problemet mes Naim Murselit dhe Liridonës

Hulumtim i REL: Moska i ofron strehim udhëheqësit të grupit serb të dyshuar për incidentet në Paris e Berlin

Hulumtim i REL: Moska i ofron strehim udhëheqësit të grupit serb të dyshuar për incidentet në Paris e Berlin

Kurti fton presidentin e Kenias të hap ambasadë në Prishtinë

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Francë, do të takohet me Macron

Izraeli pretendon se ka goditur objekte në Iran që prodhojnë raketa dhe mina detare

Prishtina Mall bëhet partner Elite i Platformën së mirëqenies “Çika”

Prishtina Mall bëhet partner Elite i Platformën së mirëqenies “Çika”

Arrestohen katër persona në Hajkobillë, dyshohen për kontrabandë dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen katër persona në Hajkobillë, dyshohen për kontrabandë dhe armëmbajtje pa leje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën