TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Ndalohet komisioneri i partisë së Emilija Rexhepit, avokati thotë se s’ka prova për manipulim

by TËVË 1
2 orë ago
1
A A
​Ndalohet komisioneri i partisë së Emilija Rexhepit, avokati thotë se s’ka prova për manipulim

Në një aksion të gjerë të zhvilluar në Prizren, sot është arrestuar dhe më pas me vendim të prokurorisë është ndaluar për 48 orë edhe komisioneri i partisë së udhëhequr nga Emilja Rexhepi, Nova Demokratska Stranka (NDS).

Kështu ka konfirmuar për KosovaPress, Blend Gjini, avokat i të komisionerit, i cili tha se klienti i tij ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për t’u mbrojtur në heshtje.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë element apo provë që e lidh klientin e tij me veprën penale të manipulimit të provave, për të cilën po dyshohet nga prokuroria.

“Unë e shfrytëzova të drejtën time të shkoj në heshtje, ta shfrytëzojmë të drejtën tonë në heshtje, pasi që asnjë element dhe provë nuk ka dyshim të bazuar pse ky e ka kryer atë manipulim të provave që po konsideron prokuroria. Po ashtu, duhet të shtoj se partia e Emiljes, Boshnjake, nuk ka as ulje as ngritje të votave. Nuk e di prokurori qysh, me çfarë dyshimi po shkon proces partisë që ka edhe këtu në manipulim të provave. Çka është interesant për ne, si avokat mbrojtës, gjatë dhënies së deklaratës në polici, krimet ekonomike, Prishtinës, nën autorizimin e prokurorisë së Prizrenit, kanë pasur një qasje si imponuese menjëherë telefonin me na e dhënë, se nevojitet telefoni. Unë, derisa i thashë klienti im e dorëzon telefonin dhe e jep PUK-in, dorëzimi i telefonit menjëherë për ne konsideroj se është një lloj shkelje. Po për qato e shfrytëzuam të drejtën tonë në heshtje. Presim tashti më tutje, por me shumë gjasa po e shoh që procedura e ndalimit veç koka dhënë për këta të dyshuar”, tha ai.

Sipas avokatit Gjini, komisioneri i autorizuar nga KQZ për partinë boshnjake po ngarkohet për manipulim të provave vetëm për shkak të një nënshkrimi në procesverbal, pa asnjë fakt që dëshmon se ka pasur manipulim.

“Ai ka qenë komisioner i asaj partie. Si çdo komisioner që intervistohet, është intervistuar për një parti. Ky ka qenë i, ka pasur kontratë me KQZ-në. Prej KQZ-së ka pasur autorizim prej, domethënë, ka pasur qasje prej partisë Boshnjake, Emilija Rexhepi, dhe ka qenë komisioner. Vetëm nënshkrimi i tij që ka dhënë, vetëm me një procesverbal, ai po ngarkohet për veprën penale manipulim të provave, ku konsideroj se sot nuk ka asnjë fakt që na është dhënë për këtë parti që është manipuluar diçka”, tha ai, shkruan KP.

Sot gjatë një aksioni të gjerë të zhvilluar në Prizren, 109 komisionerë të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për manipulim me vota të zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Tags: emilja rexhepiNDSTeve1votat në Prizren
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada e Zvicrës: Ligjëratat për Specialen nuk promovojnë narrativa të caktuara

Ambasada e Zvicrës: Ligjëratat për Specialen nuk promovojnë narrativa të caktuara

Nxënësit e Koliqit që prej nëntorit s’vijojnë mësimin, shkak – transporti

Nxënësit e Koliqit që prej nëntorit s’vijojnë mësimin, shkak – transporti

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

Rinumërimi i votave ndryshon bilancin e kandidatëve në mbi 50% të vendvotimeve

Policia e Kaçanikut prezanton të arriturat vjetore – Rritet numri i veprave penale

Policia e Kaçanikut prezanton të arriturat vjetore – Rritet numri i veprave penale

ShBA-ja sërish ia zgjat NIS-it licencën për operim

ShBA-ja sërish ia zgjat NIS-it licencën për operim

Përplasja vdekjeprurëse e trenave në Spanjë: Hetimi zbulon çarje në shina

Përplasja vdekjeprurëse e trenave në Spanjë: Hetimi zbulon çarje në shina

Ambasada e Zvicrës: Ligjëratat për Specialen nuk promovojnë narrativa të caktuara

Ambasada e Zvicrës: Ligjëratat për Specialen nuk promovojnë narrativa të caktuara

Nxënësit e Koliqit që prej nëntorit s’vijojnë mësimin, shkak – transporti

Nxënësit e Koliqit që prej nëntorit s’vijojnë mësimin, shkak – transporti

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

Rinumërimi i votave ndryshon bilancin e kandidatëve në mbi 50% të vendvotimeve

Policia e Kaçanikut prezanton të arriturat vjetore – Rritet numri i veprave penale

Policia e Kaçanikut prezanton të arriturat vjetore – Rritet numri i veprave penale

“Do t’i ballafaqojmë kandidatët për deputetë me komisionerët” – Krejt çka ndodhi sot në Prizren

“Do t’i ballafaqojmë kandidatët për deputetë me komisionerët” – Krejt çka ndodhi sot në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën