TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK kritikon Qeverinë për rikthimin e reduktimeve të energjisë dhe keqmenaxhimin e sektorit energjetik

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
LDK kritikon Qeverinë për rikthimin e reduktimeve të energjisë dhe keqmenaxhimin e sektorit energjetik

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku ka denoncuar rikthimin e reduktimeve të energjisë elektrike si pasojë e menaxhimit, sipas tyre të dobët dhe skandaloz të sektorit energjetik në vend.

Visar Azemi nga LDK theksoi se Qeveria aktuale nuk ka investuar asnjë euro në shtimin e kapaciteteve të reja energjetike, ndërkohë që ka shpenzuar mbi 1 miliard euro për import të energjisë elektrike.

“Për të ardhur në këtë situatë absurde, ka vetëm dy shpjegime të mundshme: ose kemi të bëjmë me paaftësi dhe keqmenaxhim të plotë në qeverisje, ose kemi të bëjmë me kapje të sektorit energjetik dhe hajnisë të organizuar nga mafia energjetike, ku përfshihen Martin Berishaj e Vuk Hamoviqi. Të shpenzohen 1 miliard euro nga paratë e qytetarëve për import të energjisë, dhe të mos investohet asnjë euro në kapacitete të reja prodhuese që do t’i shërbenin gjeneratave të ardhshme, është veprim i dëmshëm dhe i papërgjegjshëm ndaj së ardhmes së Kosovës”, tha Azemi.

Ai gjithashtu kritikoi Vetëvendosjen për emërime partiake në institucionet energjetike, duke përmendur rastin e nipit të deputetit Ejup Maqedonci, i cili u emërua në një pozicion drejtuese në KOSTT.

“Ata që dikur thoshin se familjarët i kanë ‘vetëm për dasma’, sot pothuajse në çdo emërim që bëjnë po i shndërrojnë institucionet në strehë për emërime partiake dhe familjare. Emërimi i nipit të deputetit të Vetëvendosjes në KOSTT-it tregon qartë kapjen e institucioneve energjetike në vend. Ky që sot është emëruar drejtor është gjithashtu bashkëpronar i një kompanie private të energjisë”, shtoi ai.

Azemi bëri thirrje që institucionet e drejtësisë të nisin menjëherë hetime për keqmenaxhimin në sektorin energjetik. Ai njoftoi gjithashtu se me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, LDK do të kërkojë hetim parlamentar, auditim të pavarur dhe të plotë të shitblerjeve të energjisë, si dhe departizimin e institucioneve energjetike.

Tags: Energjia ElektrikeLDKTeve1visAR AZEM
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përditësimi i fundit, deri në 50 minuta pritje te Dheu i Bardhë

Përditësimi i fundit, deri në 50 minuta pritje te Dheu i Bardhë

Anulohet protesta në mbështetje të Lumir Abdixhikut para selisë së LDK-së

Anulohet protesta në mbështetje të Lumir Abdixhikut para selisë së LDK-së

Rrustemi: I kemi votat për Qeverinë, opozita të heqë dorë nga bllokadat

Rrustemi: I kemi votat për Qeverinë, opozita të heqë dorë nga bllokadat

Haradinaj shkruan për dorëheqjen para 7 vitesh: S’desha të shkoj në Speciale si Kryeministër

Tentoi vrasjen me thikë, Prokuroria e Mitrovicës kërkon paraburgim për të dyshuarin

Tentoi vrasjen me thikë, Prokuroria e Mitrovicës kërkon paraburgim për të dyshuarin

Aksident në Rrugën e Kombit, dy persona dërgohen në spital

Aksident në Rrugën e Kombit, dy persona dërgohen në spital

Llabjani ka mbetur pa rrymë që nga dita e djeshme, banorët kërkojnë ndihmë përmes postimeve në “Facebook”

Llabjani ka mbetur pa rrymë që nga dita e djeshme, banorët kërkojnë ndihmë përmes postimeve në “Facebook”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën