TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rikthehen reduktime, çka po ndodh me importin e energjisë elektrike?

Problemet me importin e energjisë elektrike kanë bërë që në Kosovë të ketë reduktimet te energjisë elektrike. Nga KOSTT thonë që ka devijime të mëdha ndërmjet energjisë së siguruar dhe kërkesave në treg.

by Doresa Geci
3 orë ago
0 0
A A

Mëngjesin e së martës shumë qytetarë në Kosovë u zgjuan në mungesë të energjisë elektrike.

Kjo për shkak të reduktimeve të rrymës të cilat erdhën si shkak i një kërkese nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT.

Sipas njoftimit të KOSTT-it, kërkesa bë për shkak se u rrezikua dhe u cenua sistemi elektroenergjetik i Kosovës, si shkak i disa nominimeve të gabuara nga KESCO.

“Sot, më 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar Zonën e Kontrollit KOSTT në jo balanca mesatare prej rreth 211 MË orë, ndërsa në disa orë këto jo balanca tejkalojnë 260 MË orë. Kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik. KOSTT bëri thirrje që nominimet të reflektojnë saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen menjëherë, për të shmangur devijimet dhe për të ruajtur sigurinë e sistemit”, ka njoftuar KOSTT.

Nga KOSTT kanë theksuar se janë të detyruar që të kërkojnë reduktime të energjisë elektrike.

Pas këtij njoftimi, edhe KESCO doli me një komunikatë, duke treguar se po operojnë në kushte të vështira dimërore.

“Në periudhat kur prodhimi vendor mbetet i ulët, nevoja për import të energjisë elektrike rritet ndjeshëm. Megjithatë, mundësitë për sigurimin e energjisë nga importi janë të kufizuara për shkak të kushteve teknike të sistemit elektroenergjetik në të cilin operon Kosova, duke e bërë të vështirë mbulimin e plotë të kërkesës në çdo moment”, thuhet në njoftimin e KESCO.

Sipas ekspertit të energjisë, Adhurim Haxhimusa, rënia e bllokut B2 dhe A3 ka bërë që të ulet  prodhimi vendor  i rrymës.

Por ai kërkon transparencë nga KESO për arsyet që po dërgojnë në vështirësimin e importit të energjisë elektrike.

“Nëse KESCO ka vështirësi  në importon e kësaj sasie të nevojshme  për të mbajtur, siguruar furnizim stabil atëherë ajo duhet të komunikojë duhet të jetë transparent dhe të tregoj arsyet se pse ka ardhur tek kjo ,a është për shkak te monopoleve që i kemi  në linjën e tregtarëve apo është për shkak te rregullave te  të cilat janë të përcaktuara nga ZRRE, për shkak se për sasinë e importit ajo duhet të  nga ZRRE”, ka thënë Haxhimusa.

Ndërprerja e paparalajmëruar e energjisë elektrike, sipas Odës së Afarizmit do të ketë edhe pasojat  të mëdha tek bizneset.

“Ndalja e dhunshme e energjisë është duke shkaktuar për çdo ditë e me tepër demë bizneseve sidomos sektorit të prodhimit dhe këto dëme janë shumëfishtë  te shtrenjta, dmth ti po e ndal energjinë, biznesi përves që po pëson dëmin në makineri pastaj edhe në prodhim… dhe ajo cka është me e keq është fakti se ti ke detyruar bizneset të rrisin pagën minimale e ti në ëktë rast je detyruar të dërgosh punëtorët në shpi”, u shpreh Ahmeti.

Reduktime të energjisë pati gjatë gjithë ditës në shumë qytete.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje në KOSTT nëse do të ketë orar të ndërprerjeve të energjisë elektrike, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një 69-vjeçar në Lipjan, dyshohet për disa vjedhje nga kamionë të parkuar

Pozhari: Po të ishte i brengosur Abdixhiku për manipulimin e votave, do të reagonte edhe më 9 shkurt

Pozhari: Po të ishte i brengosur Abdixhiku për manipulimin e votave, do të reagonte edhe më 9 shkurt

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Real Madridi “shkel” Monacon

Real Madridi “shkel” Monacon

Arsenali vazhdon me fitore në Champions, mposht Interin

Arsenali vazhdon me fitore në Champions, mposht Interin

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën