KB Peja ka regjistruar humbjen e radhës në ligën ENBL, ku e ka vetëm një fitore.
Në ndeshjen e luajtur në udhëtim nga Iraklisi, ekipi pejan ka humbur me mbi 40 pikë dallim.
Në fakt, Iraklisi triumfoi me shifrat 122:80 për fitoren e gjashtë kurse Peja regjistroi humbjen e pestë.
Iraklisi e dominoi totalisht Pejën, ekip që nuk arriti ta fitojë asnjë çerek.
Amerikani Skyler Flattene 23 pikë e 4 kërcime ishte më efikasi te Peja, ku ndaj Iralklisit debutoi trajneri Damir Milaçiq.









