TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump e lidh refuzimin e Nobelit për Paqe me ndryshimin në politikën e jashtme

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Trump e kërkon Grenlandën, thotë se është “thelbësore” për sigurinë kombëtare të SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka deklaruar kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Store se nuk ndihet më i detyruar të fokusohet vetëm te paqja, ndërsa ka përsëritur kërkesën e tij për vendosjen e kontrollit amerikan mbi Grenlandën.

Në një letër drejtuar Store, Trump përmendi faktin se nuk ka marrë Çmimin Nobel për Paqen nga Norvegjia dhe sugjeroi se kjo ka ndikuar në mënyrën se si ai i qaset çështjeve ndërkombëtare.

“I dashur Jonas: Meqenëse vendi juaj vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqen për ndalimin e 8 luftërave PLUS, nuk ndiej më detyrimin të mendoj thjesht për paqen, megjithëse ajo do të jetë gjithmonë dominuese, por tani mund të mendoj për atë që është e mirë dhe e përshtatshme për Shtetet e Bashkuara”, shkruante Trump.

Mesazhi u publikua fillimisht nga korrespondenti i jashtëm i PBS NewsHour, Nick Schifrin, dhe më pas u konfirmua nga zyra e kryeministrit norvegjez.

Në të njëjtën letër, Trump vuri në dyshim sovranitetin e Danimarkës mbi Grenlandën, duke argumentuar se ishulli nuk mund të mbrohet nga Rusia apo Kina pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së.

“Danimarka nuk mund ta mbrojë këtë tokë nga Rusia apo Kina… Bota nuk është e sigurt nëse nuk kemi kontroll të plotë dhe total të Grenlandës”, shtoi ai.

Store i tha transmetuesit publik NRK se letra ishte përgjigje ndaj një mesazhi të përbashkët që ai i kishte dërguar më herët Trump-it së bashku me presidentin finlandez Alexander Stubb, ku shprehej kundërshtimi ndaj planeve të Uashingtonit për rritjen e tarifave ndaj Norvegjisë, Finlandës dhe vendeve të tjera.

“Ne theksuam nevojën për të ulur tensionet në këtë shkëmbim dhe kërkuam një telefonatë midis Presidentit Trump, Presidentit Stubb dhe meje”, tha Store.

Ai nënvizoi se qëndrimi i Norvegjisë për Grenlandën nuk ka ndryshuar.

“Grenlanda është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe Norvegjia e mbështet plotësisht Mbretërinë e Danimarkës në këtë çështje”, deklaroi ai, duke shtuar se Oslo mbështet gjithashtu përpjekjet e NATO-s për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Arktik.

Store hodhi poshtë gjithashtu pretendimin e Trump lidhur me Çmimin Nobel për Paqen, duke theksuar se çmimi jepet nga Komiteti i Pavarur Norvegjez i Nobelit dhe jo nga qeveria norvegjeze.

Trump deklaroi të shtunën se SHBA do të vendosë tarifa prej 10% për mallrat nga tetë vende evropiane – përfshirë Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën – duke filluar nga 1 shkurti, me rritje në 25% në qershor.

Sipas tij, masat lidhen me kundërshtimin e këtyre vendeve ndaj kontrollit amerikan të Grenlandës dhe dërgimit të një numri të vogël personeli në territorin autonom.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Eksperti Kulla: Konfliktet në Izrael mund të rikthehen nga dita në ditë

Eksperti Kulla: Konfliktet në Izrael mund të rikthehen nga dita në ditë

Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

Gjenden 27 fustane dhe 2 vello të padeklaruara në autobusin e linjë Turqi–Prishtinë

Gjenden 27 fustane dhe 2 vello të padeklaruara në autobusin e linjë Turqi–Prishtinë

Më 11 janar fillon fushata e partive politike

Qeveria miraton kërkesën e KQZ-së për ndarjen e buxhetit për zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova për herë të parë me garues në IBSA Judo Grand Prix

Kosova për herë të parë me garues në IBSA Judo Grand Prix

Shemben muret e shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë, ndërpritet mësimi

Sindikata e minatorëve: Barra e keqmenaxhimit po u ngarkohet punëtorëve

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Aktakuzë ndaj 12 personave në Pejë për pajisje të kundërligjshme me patentë shoferë

Kamioni i një kompanie në Vushtrri dëmtohet nga mjeti shpërthyes

Kamioni i një kompanie në Vushtrri dëmtohet nga mjeti shpërthyes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën