TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krerët e shtetit përkujtojnë vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

by tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Krerët e shtetit përkujtojnë vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

Në 45-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nga agjentët e UDB-së krerët e shtetit presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë bërë homazhe dhe vendosen lule të freskëta te varret e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, në fshatin Dubovik.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se sot bëjmë nderime, duke kujtuar se si, edhe para suprimimit të autonomisë, gjatë gjithë kohës kemi pasur patriotë të jashtëzakonshëm, veprimtarë të paepur, të cilët u flijuan duke sakrifikuar gjithçka për shtetin dhe lirinë, të cilën e kemi dhe e gëzojmë sot.

“Edhe para luftës, shqiptarët nën Jugosllavi e Serbi nuk kishin paqe dhe për këtë janë dëshmi edhe demonstratat e shumta të organizuara, por gjithashtu edhe ish-të burgosurit e të persekutuarit politikë”, u shpreh Kurti thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, u vranë më pak se një vit, pas demonstratave të vitit 1981, në kohën kur organizata të shumta të fshehta të kohës po bëheshin bashkë dhe Jugosllavia e Serbia, i goditën pikërisht Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun, atëherë kur po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha organizimi për Republikën e Kosovës dhe për çlirimin e popullit tonë, u shpreh ndër të tjerash.

Jusuf Gërvalla, gjithashtu, tha Kryeministri, përveçse patriot, ishte edhe publicist, poet e shkrimtar, krijues, gazetar e intelektual, të cilit edhe kjo veprimtari artistike, e pasur, ju ndërpre përgjysmë. Prandaj, me vrasjen e Jusufit, nuk kemi humbur vetëm një veprimtar dhe nuk është shtyrë vetëm bashkimi i organizatave shqiptare të asaj kohe, por njëkohësisht kemi humbur edhe një veprimtari artistike e kulturore, e cila nuk u shtrua asnjëherë për shkak se jeta e tij u këput përgjysmë.

Kryeministri Kurti theksoi se progresi e siguria që ka shteti ynë sot, faktorizimi i kombit shqiptar në përgjithësi, jo vetëm në Ballkan, është dëshmi që populli ynë në përgjithësi ka ecur rrugës së tij dhe se ato flijime e sakrifica, padyshim që ia kanë vlejtur fort.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kush mund të shkarkoj Radomir Labanin?

“Rrezik për sigurinë kombëtare” – 8 muaj pas, Laban vazhdon punën në Kushtetuese

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Presidentja dorëzon komentet në Kushtetuese: Dekreti është në përputhje me Kushtetutën

NATO deklarohet për raportimet se trupat amerikane mund të largohen nga Kosova

Ligjvënësit letër Rubios, kërkojnë të mos reduktohet prania ushtarake në Kosovë

Prokuroria nis hetimet për profesorin nga Prizreni

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarit për fajde dhe detyrim

Izraeli nis një valë “në shkallë të gjerë” sulmesh ajrore ndaj kryeqytetit iranian

Izraeli nis një valë “në shkallë të gjerë” sulmesh ajrore ndaj kryeqytetit iranian

“Këndi i Debatit” 12.03.2026

“Këndi i Debatit” 12.03.2026

Auto Draft

Gjobat e trafikut vetëm në gjuhën maqedonase-BDI: Po cenohen marrëdhëniet ndëretnike

Kush mund të shkarkoj Radomir Labanin?

“Rrezik për sigurinë kombëtare” – 8 muaj pas, Laban vazhdon punën në Kushtetuese

Mediat në Serbi raportojnë për arrestimin e Milan Radoiçiq

​Raport i ashpër i PE-së për Serbinë, i kërkohet ta ndjek penalisht Milan Radoiçiq

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Presidentja dorëzon komentet në Kushtetuese: Dekreti është në përputhje me Kushtetutën

NATO deklarohet për raportimet se trupat amerikane mund të largohen nga Kosova

Ligjvënësit letër Rubios, kërkojnë të mos reduktohet prania ushtarake në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën