TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vdes Haki Dushi, një prej profesorëve të parë të Ekonomikut

by Tëvë1
8 muaj ago
3
A A
Vdes Haki Dushi, një prej profesorëve të parë të Ekonomikut

Dje në moshën 90 vjeçare ka ndërruar jetë Prof. Dr. Haki Dushi, profesor ordinar në Fakultetin Ekonomik.

Profesor Haki Dushi u lind në Gjakovë në vitin 1930. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme ekonomike e mbaroi në Pejë. Studioi në Fakultetin Ekonomik në Beograd. Magjistroi dhe doktoroi pranë Universitetit të Zagrebit.

Në vitin 1978, pranë Universitetit të Prishtinës, e mbrojti disertacionin për titullin e lartë “Doktor i Shkencave Ekonomike”. Ishte ekonomisti i parë i diplomuar në komunën e Gjakovës.

Pas fakultetit punoi në disa ndërmarrje shoqërore, udhëhoqi BANKKOS-in, dega në Gjakovë, si dhe Shërbimin e Kontabilitetit Shoqëror (SHKSH) për disa vite.

Prej vitit 1971 ligjëroi lendën e Kontabilitetit I dhe II në Fakultetin Ekonomik, ku njëherësh ushtroi detyrën e Dekanit prej vitit 1979–1981.

Krahas kësaj, ushtroi edhe funksione të ndryshme në BANKKOS si dhe në SHKSH në Prishtinë.

Me themelimin e Universitetit të Tetovës, ligjëroi po ashtu lendën Kontabiliteti I dhe ushtroi detyrën e Dekanit.

Pas pensionimit, udhëhoqi për disa vite Kolegjin Globus.

Në respekt të jetës dhe veprës së Profesor Haki Dushit, më datë 17 janar (e shtunë), në Prishtinë do të mbahet mbledhje komemorative në Fakultetin Ekonomik nga ora 09:30. Pastaj kortezhi niset për në Gjakovë, ku në Varrezat e Qytetit do të bëhet mbledhje komemorative dhe homazhe në orën 14:00 dhe varrimi në orën 15:00.

Tags: ekonomikHaki DushiprofesorTeve1vdekur
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Dialogu Kosovë-Serbi të orientohet në rezultate konkrete

Hoxha: Dialogu Kosovë-Serbi të orientohet në rezultate konkrete

​Kurti: Për ne, marrëveshja politike me LDK-në mbetet valide

​Kurti: Për ne, marrëveshja politike me LDK-në mbetet valide

Maqedonci takon ambasadorin bullgar, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin Kosovë-Bullgari

Maqedonci takon ambasadorin bullgar, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin Kosovë-Bullgari

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku – 6 deputetëve të LDK-së: Ky veprim është dëm vetëm për partinë

Dy persona të lënduar pas një shpërthimi në një stacion treni në Gjermani

Dy persona të lënduar pas një shpërthimi në një stacion treni në Gjermani

Prishtina zhvendoset në kampin nacional

Prishtina zhvendoset në kampin nacional

Irani hakmerret pas sulmeve të SHBA-së, godet bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Irani hakmerret pas sulmeve të SHBA-së, godet bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Beshiktashi me ultimatum për Rashicën

Anija turke fundoset brenda 11 minutash pas përplasjes, 10 marinarë në bord

Anija turke fundoset brenda 11 minutash pas përplasjes, 10 marinarë në bord

Craiova me ofertë zyrtare për Korenicën

Cluji cakton çmimin për Korenicën, do 1.5 milionë euro

Fortesa në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes

Fortesa në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën