TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti paralajmëron dyfishimin e shtesave për fëmijë deri në vitin 2030, tregon sa do të rriten nga janari 2027

by Tëvë1
55 minuta ago
0
A A
Kurti paralajmëron dyfishimin e shtesave për fëmijë deri në vitin 2030, tregon sa do të rriten nga janari 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se shtesat për fëmijë do të rriten gradualisht në katër faza, me synimin që deri në janar të vitit 2030 të dyfishohen.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka deklaruar se kjo rritje është paraparë dhe buxhetuar në përputhje me zotimin e dhënë, ndërsa faza e parë do të nisë më 1 janar 2027, kur shtesat do të rriten për 25 për qind.

Sipas tij, rritjet e tjera do të realizohen më 1 janar të viteve 2028, 2029 dhe 2030, duke bërë që në fund të këtij procesi shuma e shtesave për fëmijë të jetë dy herë më e lartë se aktualisht.

Kurti ka dhënë edhe shembuj konkretë se si do të ndikojë rritja e parë në përfitimet e familjeve.

“Me fjalë të tjera, një familje që ka dy fëmijë dhe tash i merr 60 euro, nga janari do t’i marrë 75 euro. Kurse, një familje që ka katër fëmijë dhe tash merr 180 euro, nga janari do t’i marrë 225 euro. Dhe kjo rritje do të vazhdojë secilin vit deri në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda këtij mandati, ashtu sikurse që jemi zotuar para jush”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkaq, duke folur për planin e rritjes graduale, kryeministri ka theksuar se procesi është paraparë të realizohet përmes katër fazave të njëpasnjëshme.

“Në linjë me premtimin tonë për dyfishim të shtesave për fëmijët përgjatë mandatit, kemi paraparë dhe buxhetuar rritjen graduale të shtesave në katër faza, me nga 25% çdo vit mbi shumën aktuale. Pra, nga 1 janari 2027, shtesat për fëmijë rriten 25%, pastaj edhe më 1 janar të vitit 2028 përsëri 25%, në janar 2029 përsëri 25% dhe në janar 2030 kompletohet rritja graduale, duke rezultuar në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda mandatit”, ka thënë Kurti.

Në të njëjtën mbledhje të Qeverisë, Kurti ka folur edhe për çështjen e katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke iu referuar ndarjes buxhetore dhe mbështetjes për ekipet e tyre mbrojtëse.

Ai ka bërë të ditur se për angazhimet e tjera dhe mbështetjen e mëtejshme pritet edhe strategjia e grupit punues, i cili udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca.

“Sigurisht që për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes, e presim edhe strategjinë nga grupi punues, i cili kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca”, ka deklaruar Kurti.

Rritja e shtesave për fëmijë pritet të nisë në fillim të vitit 2027, ndërsa dyfishimi i plotë, sipas planit të prezantuar nga kryeministri, synohet të përfundojë në janar të vitit 2030.

Tags: kurtiMbledhja e qeverisTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiroka Pula takon ambasadorin francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit bilateral

Shiroka Pula takon ambasadorin francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit bilateral

Kërkohet paraburgim për dy punëtorë të KEDS-it, dyshohen për marrje ryshfeti

​Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar në Ferizaj

​Murati: Në vitin 2027 bruto produkti pritet të arrijë në 13.4 milionë euro

​Murati: Në vitin 2027 bruto produkti pritet të arrijë në 13.4 milionë euro

U prezantua si Veton Elshani – mashtruesi ia merr 1 mijë euro qytetarit nga Zubin-Potoku

​Veton Elshani tani në krye të Departamentit Kufitar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën