TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Reçaku, dëshmi e gjallë që regjimi serb synoi ta zhduk popullin shqiptar nga faqja e dheut

by TËVË 1
3 muaj ago
1
A A
Osmani: Reçaku, dëshmi e gjallë që regjimi serb synoi ta zhduk popullin shqiptar nga faqja e dheut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeparlamentarin Dimal Basha dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, duke nderuar viktimat e njërit prej krimeve më të rënda të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Pas homazheve, Osmani tha se Reçaku mbetet dëshmi e qartë e qëllimit shfarosës të regjimit gjenocidal të Serbisë ndaj popullit të Kosovës, duke theksuar se plagët e kësaj masakre vazhdojnë të flasin edhe sot.

“Në këtë 27 vjetor të masakrës së Reçakut edhe një herë përkujtojmë të gjitha viktimat e kësaj masakre të llahtarshme, e cila sërish dëshmoi qëllimin shfarosës që regjimi gjenocidal i atëhershëm i Serbisë kishte ndaj popullit të Kosovës. Reçaku dhe plagët e Raçakut akoma flasin, sepse dhimbja është ende e freskët siç ishte para 27 vitesh”, tha presidentja Osmani.

Ajo tutje theksoi se dhimbja është e freskët për familjet, por edhe për gjithë popullin e Kosovës, sepse siç tha, ende nuk ka pasur drejtësi për krimet që janë kryer këtu dhe në pjesë tjera të Republikës së Kosovës.

“Pas 27 vitesh Serbia vazhdon me po të njëjtat politika, me të njëjtën mendësi, sepse mohimi i krimit siç po bëjnë ata me mohimin e krimit të Reçakut është krim i dyfishtë”, tha tutje e para e shtetit.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova do të vazhdojë ta mbrojë të vërtetën për Reçakun dhe për krimet e tjera të luftës, jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Tags: Masakra e ReçakutTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Kabashi: Kurti dëshiron zgjedhje derisa të ngopet me pushtet

Kabashi: Kurti dëshiron zgjedhje derisa të ngopet me pushtet

Maloku: Kurti nuk po e kupton logjikën e konsensusit politik në Kosovë

Maloku: Kurti nuk po e kupton logjikën e konsensusit politik në Kosovë

Kurti e cilëson humbje të madhe për vendin vdekjen e drejtoreshës së Arsimit në Shtime

Kurti e cilëson humbje të madhe për vendin vdekjen e drejtoreshës së Arsimit në Shtime

Irani thotë se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur nëse vazhdon bllokada amerikane

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Borës

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Borës

KBF Bashkimi vazhdon dominimin, fiton titullin e kampionit

KBF Bashkimi vazhdon dominimin, fiton titullin e kampionit

Kurti e cilëson humbje të madhe për vendin vdekjen e drejtoreshës së Arsimit në Shtime

Kurti e cilëson humbje të madhe për vendin vdekjen e drejtoreshës së Arsimit në Shtime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën